Dhuna ndaj av. Sokol Mëngjesit/ Çaça: Policia e Shtetit duhet të zbardhë urgjentisht ngjarjen, goditja është për shkak të detyrës

15:24, 29/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve me Arnold Kariqi, avokati Përparim Çaça për të foluar për goditjen ndaj avokatit të liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi.

Gjatë intervistës, avokati Çaça e ka cilësuar një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë dhe si goditje ndaj shtetit të së drejtës.

“Është goditur shteti i së drejtës, është goditur sistemi. Kjo tregon se ku jemi, pra, në çfarë stadi ose kush janë të gjitha ato elementët minimalë të sigurisë në vend. Kur një avokat nuk arrin dot, pra, edhe një avokat ushtrojë detyrën e tij, është goditur në mënyrë makabre, në oborrin e kopshtit. Unë besoj që ajo që duhet të saktësojmë është se ai është goditur për shkak të detyrës. Nuk ka rëndësi se kush janë klientët e tij, por është qartësisht e dukshme se goditja është për shkak të detyrës. Është një këmbanë alarmi për të treguar së ku jemi me gjendjen e sigurisë në vend. Të dalësh në mes të ditës në Bllok, në qendrën më të sigurtë në Tiranë, të godashës me leva, me mjete të forta, madje edhe të pamaskuar është një goditje për shkak të dyrës. Le të thonë çfarë të duan, ministri i Brendshëm e kushdo. Nuk është më askush i paprekshëm nga krimi. Krimi godet kudo, prandaj duhet të bëhemi bashkë në bllok kundër kësaj. Nuk është policia që duhet të japë njoftime për gjendjen shëndetësore të të dhunuarit, policia duhet të dalë urgjent dhe të zbardhe ngjarjen. Ne nuk dimë ende asgje kush janë agresorët. Policia e Shtetit duhet të ngrihet në lartësinë që kërkon detyrë, jo në lartësinë që është deri tani dhe kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht. Profesioni jonë është shumë delikat, por ajo që ësthë e rëndësishmë është se nëse kjo ngjarje nuk zbardhet, do të jetë shkas për t’u pasuar nga ngjarje të ngjashme.”,- tha Çaça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco