VIDEO/ Bardhi: Rama t’u kërkojë falje qytetarëve të Lezhës që i dërgoi si përfaqësues Arben Ndokën

VIDEO/ Bardhi: Rama t’u kërkojë falje qytetarëve të Lezhës që i dërgoi si përfaqësues Arben Ndokën

15:05, 29/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij përpara gazetarëve pas mbledhje së grupit parlamentar të PD është shprehur e ne nuk e dimë se çfarë ka realisht në atë projekt vendim, pasi nuk ka asnjë gjë të cilësuar dhe ne nuk mund të votojmë diçka që nuk është fizikisht, por është vetëm në kokën e Ramës.

Bardhi është shprehur se nuk luftohet korrupsionin me Taulant Ballën, Orgerta Manastërliu, Olta Xhaçkan.

"Ne nuk ulemi me të nagjshmit e Arben Ndokës, pasi po të ishte në parlament ai do të ishte pjesë e këtij komisioni. Ne nuk mund të diskutojmë për t luftuar korrupsion dhe mirëqeverisjen e vendit me një deputet si Arben Ndoka.

Keni dëgjuar ju të kërkojë ndjesë qytetarëve të Lezhës që për mirëqeverisjen i propozoi një përfaqësues si Arben Ndoka. AI akuzonte Bylykbashin që nuk donte reformën në drejtësi dhe Ndoka ishte simboli i reformës.

Me kë ta luftoj unë korrupsionin me Taulant Ballën, Orgerta Manastërliu, Olta Xhaçkan më kë ta luftoj me këta që janë të gjithë pjesë e aferave korruptive. Unë nuk jam aty për të shplarë fytyrën e të gjithë korruptuarve që Rama i ka në qeveri dhe parlament."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco