VIDEO/ Bardhi: Ne nuk votojmë komisione imagjinare, nuk ka asnjë projekt-vendim konkret për Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion

14:57, 29/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij përpara gazetarëve pas mbledhje së grupit parlamentar të PD është shprehur e ne nuk e dimë se çfarë ka realisht në atë projekt-vendim, pasi nuk ka asnjë gjë të cilësuar dhe ne nuk mund të votojmë diçka që nuk është fizikisht, por është vetëm në kokën e Ramës.

Bardhi është shprehur se nuk ka apsur konsultime për Rezolutën anti-korrupsion dhe as për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar. Më tej ai ka deklaruar në emër të Grupit Parlamentar të PD se nuk mund të luftohet korrupsioni nga një qeverie e cila pushteti i saj buron nga vetë korrupsioni.

Kjo është qeveria më e korruptuar që ka pasur Shqipëria, që ka rajoni dhe Europa. Këto ishin diskutimet mes PD.

 Ndërkohë që ishim në mbledhje, pasi ka një  teatër nga ana e PS, pasi bëmë publik se ka një projekt vendi madhe nuk e dimë objektin pasi ai është vetëm në kokën e Ramës dhe gjatë kohës që ishin në mbledhje kryetarja e kuvendit kërkonte një mbledhje me kryetari e grupit parlamentar të PD dhe të atyre që përfaqësojnë opozitën.

Një kryetar kuvendi serioz nuk mund të fusin në rend dite një komision pa u konsultuar me opozitën, këta kanë dalë zbuluar me talljen që po bëhen me këtë çështje dhe ne me seriozitetin maksimal do ti përkushtohemi shtetit ligjor, mirëqeverisjes dhe korrupsionit. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të luftojmë korrupsionin, dhe nëse e kanë seriozisht ta nisin nga lufta kundër korrupsionit zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco