Sulmi barbar ndaj av.Sokol Mëngjesit/ Zëdhënësi i bandave në ministrinë e Brendshme në vend të arrestimit të autorëve, sulmon liderin e opozitës

Sulmi barbar ndaj av.Sokol Mëngjesit/ Zëdhënësi i bandave në ministrinë e Brendshme në vend të arrestimit të autorëve, sulmon liderin e opozitës

14:42, 29/05/2024
A+ Aa A-

Ndërsa avokati i liderit të opozitës, Sokol Mëngjesi, dhunohet barbarisht në mes të tiranës dhe në një prej zonave më të sigurta të kryeqytetit (ish-bllok) dhe autorët e ngjarjes ikin lirisht pa u kapur nga policia, zëdhënësi i bandave, që mban njëkohësisht edhe detyrën e ministrit të Brendshëm ka dalë dhe ka sulmuar liderin e opozitës.

Taulant Balla në vend të arrestimit të autorëve të ngjarjes së rëndë, del dhe hidhet në sulm, madje duke pranuar se ka identifikuar njërin prej autorëve, të cilin e mbajnë të fshehtë identitetin dhe e lënë të ikë në drejtim të paditur.

Reagimet për sulmin ndaj avokat Sokol Mëngjesit kanë qenë nga politikë, Dhoma e Avokatisë, Universiteti i Tiranës etj, vetëm zëdhënësi i bandave, në vend të një reagimi paraprak për ngjarjen, del dhe sulmon liderin e opozitës.

Reagimi i Taulant Ballës tregon qartë se nga ku frymëzohen banditët për të sulmuar njerëz që i perceptojnë si rrezik për shefat e tyre në pushtet, si Balla, Rama and CO.

Reagim i Taulant Ballës:

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi.

Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve.

Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes.

Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllim vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco