SYRI TV/ Alfred Balla shkarkohet nga drejtues i KLP, tentoi të shmangte vettingun

20:59, 27/05/2024
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shkarkimin e Alfred Ballës nga drejtimi i këtij institucioni.

Pas debateve të shumta, me 9 vota pro, KLP vendosi shkarkimin e Alfred Ballës pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit, i cili rifuti në vetting ish-kreun e KLP-së dhe vendosi shkarkimin dhe përjashtimin e tij për 15 vite nga sistemi drejtësisë.

Alfred Balla e ka cilësuar si të paligjshëm vendimin e KPA duke u shprehur se ky vendimin nuk ka pse cënon pozicionin e tij në krye të KLP, por nga kjo e hënë ai nuk është më drejtues i KLP.

SYRI TV

Pas një seance maratonë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur shkarkimin e Alfred Ballës si kryetar i këtij institucioni. Me 9 vota pro, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkuan Ballën pas dy vitesh në këtë detyrë.

Shkarkimi i Alfred Ballës erdhi pas vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelimit për të larguar nga sistemi i drejtësisë. Vendimi i KPA për ish-kreun e KLP-së erdhi pas ankimimit të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nga Komisioneri Publik.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte vendosur të pezullonte kontrollin për Alfred Ballën pas kërkesës së tij, ku argumentonte se nuk duhet të kryente procesin e vettingut pasi nuk kishte statusin e magjistratit.

Gjatë debateve disa orëshe, anëtarët e KLP u shfaqën të përcarë përsa i përket fatit t ëish-kreut të këtij institucioni Alfred Balla. Disa prej anëtarëve kërkuan largimin e menjëhershëm, ndërsa të tjerë mbrojtën tezën se Balla duhet të vijojë detyrën deri në zëvendësimin e tij. 

Alfred Balla ishte pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej vitit 2018, ndërkohë që nga viti 2022, ai mbante postin e kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Pas këtij vendimi Alfred Balla nuk mund të jetë pjesë e organeve të drejtësisë për 15 vite.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco