Rezoluta/ Bylykbashi: Kësaj historie nuk i shpëton as Rama! Situata do rëndohet akoma më shumë

20:32, 27/05/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi i ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, tha se nga komisioni që pritet të ngrihet pas rezolutës antikorruupsion të votuar nga PS, do dalin ende personazhetë tjerë të implikuar në skandale, teksa shprehet se ndër to do të jetë dhe kryeministri Rama.

Bylykbashi u shpreh se Rama po përpiqet që përmes Rezolutës të mbulojë skandale korruptive të qeverisë së tij dhe të marrë flamurin se po punon për integrimin. Por në fakt një nga pikat e rezolutës është ajo që Kuvendi duhet të jetë noter i propozimeve të qeverisë, është shprehur Bylykbashi.

“Do shohim akoma personazhe të tjerë. Do rëndohet kjo situatë. Kësaj historie nuk i shpëton as Rama por në kohë dalja në publik është e shkurtër, rreth dy javë ndoshta pak më shumë. Ajo që ka qarkulluar më herët ka qënë një dokument nonpaper, i shpërndarë në qarqe ndërkombëtare ku kishte praktikisht të njëjtat gjëra.

Fjalimi i Ramës, teksti i rezolutës dhe instrumenti i komisionit janë të gjitha aty.

Ajo që po ndodh aktualisht, ne po shohim një shpërthim, si fillim shpërthyen skandalet dhe tani është ajo e paevitueshmja. Këto skandale prodhojnë ndjekje penale. Sigurisht që do ishte jo vetëm një skandal i madh nëse SPAK do vazhdonte të thoshte ‘nuk është kompetenca jonë, nuk ka elemente, nuk gjejmë fajësi’.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco