‘Arresti i Berishës, dëmtimi i opozitës’/ Baçi: Me rezolutën e sotme, PS i tha qytetarëve s’jemi më të korruptuar

20:19, 27/05/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka thënë se vijimi i arrestit të kryedemokratit Sali Berisha është dëmtimi i opozitës dhe jo i individit.

Në protestën maratonë që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’, Baçi theksoi se rezoluta e sotme e mazhorancës socialiste ishte për t’i hedhur hi syve qytetarëve, pasi, mes të duartrokitjeve menduan se u pastruan  dhe s’janë më të korruptuar.

Gjithashtu Baçi bëri thirrje që Kryetari i PD-së, Sali Berisha duhet të dali në terren dhe në krye të fushatës.  

Baçi: PD ka kaluar ditë shumë të vështira në këto vite të pa krahasueshme me shumë vite më parë. Ditë të vështira por ne kemi ditur t’ja dalim. Ne do të fitojmë me qëndrimin tonë të palëkundur dhe të paepur.

Gjatë këtyre ditëve kam pasur takime në Qarkun e Fierit dhe kërkesat e tyre kanë qënë qëndroni fortë, artikuloni fortë për padrejtësinë që i bëhet PD-së dhe liderit të PD, Sali Berisha. Nuk është i arrestuar individi Sali Berisha, por është i ndaluar dhe arrestuar kreu i opozitës shqiptare. Ndalohet dhe izolohet jo thjeshtë se duan të dëmtojnë Sali Berishën, por duan të dëmtojnë opozitën të lënë vendin pa opozitë, të lënë vendin vetëm me kryeministër Ramën dhe një mazhorancë të korruptuar. Mazhoranca e korruptuar kërkon të akozojë ata që kanë luftuar korrupsionin.

Po ka njeri që ka luftuar korrupsionin po ka njeri që ka folur me emër dhe mbiemër dhe ka luftuar përdirë korrupsionin ai ka qënë kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Mbahet i arrestuar pa asnjë fakt pa asnjë provë dhe vazhdojnë t’i mohojnë të drejtën për të marrë pjesë në Parlament për të thënë fjalën e demokratëve fjalën e lirë fjalën e qytetarëve të lirë.

Sot në parlamentin e të korruptuarve të mëdhenj që komandohet vetëm nga Edi Rama miratuan një rezolutë, i kanë vënë emrin ‘rezoluta antikorrupsion’.

Të korruptuarit kërkojnë që me një rezolutë antikorrupsion në mes të duartrokitjeve menduan dhe u thanë qyetetarëve se ne u pastruam s’jemi më të korruptuar nuk jemi ata që ishim dje.

Me këtë rezolutë ata kërkojnë t’i hedhin hi syve qytetarëve. Vetëm te propaganda qesharake dhe bajate kanë vendosur dhe mbështetur të gjitha arritjet e tyre dhe vazhdimësinë e tyre në pushtetin e korruptuar.

Ne duhet me patjetër që ta kemi Sali Berishën në terren dhe në krye të fushatës. Nuk mund të futet PD në betejë pa komandantin e vetë. Komandanti duhet të jetë në betejë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco