Rezoluta e PS/ Nezaj: Do e kemi më të vështirë të dallojmë se kush janë ata të korruptuarit e kush ata që luftojnë korrupsionin

19:30, 27/05/2024
A+ Aa A-

Analisti Sami Nezaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar në parlament nga Edi Rama dhe deputetët e tij.

“Kjo lloj rezolute anti-korrupsion është një instrument i cili korrupton çfarëdo lloj rezolute të këtij produkti më tej, pra ajo do korruptojë edhe komisionin e posaçëm, që pritet të ndërtohet për shkak të kësaj rezolute.

Pse produktet e kësaj resolute janë të korruptueshme, dhe që tani mund t’i gjykojmë për ndërshmërine e tyre?

Mund t’i gjykojmë në ndershmërinë e tyre, sepse propozimi i rezolutës vjen në një mënyrë cinike, me një qëllim të qartë për të relativizuar përfshirjen e qeverisë dhe mazhorancës në korrupsion, për ta shpërndarë këtë korrupsion jo vetëm te qeveria por për ta çuar dhe te opozita mundësisht .

Pra në  luftën kundër korrupsionit nesër e pas, ne do e kemi më të vështirë të dallojmë se kush janë ata të korruptuarit dhe kush janë ata që luftojnë korrupsionin, sepse të dy palët e kemi të rreshtuar.“

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco