Miratohet rezoluta, opozita bojkoton. PS do kontrollojë veten për …korrupsionin

Miratohet rezoluta, opozita bojkoton. PS do kontrollojë veten për …korrupsionin

18:12, 27/05/2024
A+ Aa A-

Pas më shumë se pesë orësh debat, Kuvendi votoi projektrezolutën e propozuar nga Partia Socialiste ‘për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian’.

Kuvendi ka miratuar me 72 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim rezolutën e propozuar nga PS për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen. Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula, ndërsa deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim.

Kjo projekt-rezolutë synon të rrisë sundimin e ligjit, luftojë korrupsionin dhe të përafrojë legjislacionin shqiptar me atë të Bashkimit Europian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco