VIDEO/ Sokol Hazizaj: Komisioni i propozuar nga Rama do të kontrollojë institucionet e drejtësisë

18:41, 27/05/2024
A+ Aa A-

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me rezolutën e miratuar në parlament nga Edi Rama dhe deputetë e tij.

Duke folur në lidhje me komisionin e propozuar nga Edi Rama për tu ngritur, Hazizaj u shpreh se ky nuk do të jetë tjetër veç se një komision që do të mikëqyrë dhe kontrollojë institucionet e drejtësisë.

‘Ajo çka më bie në sy menjëherë, me një lexim të shpejtë, pika 3 dhe 7 e rezolutës bien në sy. Pika 7 është komisioni, por pika 3, komisioni ka në themel, mikëqyrjen e të gjithë komisioneve. Ky është një komision mbi të gjitha komisioneve kuvendore që kanë për detyrë të kontrollojnë administrimin nga qeveria në përgjithësi të ministrive dhe planit që ka qeveria për zhvillimin.

Ky është kryekomisioni, që do të ketë aftësinë për të mbikëqyrur edhe institucione që janë produkt i reformës së vitit 2016. E kjo është e padiskutueshme.

Në pikëpamje ligjore, kjo rezolutë në raport me atë që ka prodhuar reforma në drejtësi,  është shumë e nxituar. Brenda saj nuk parashikon një rregullim të një komisioni i cili do të mbikëqyrë të gjithë komisionet e tjera të Kuvendit, por pa një rregullim të posaçëm.

Ky komision duhet të ketë një dimension të përcaktuar se ku fillon dhe ku mbaron.

Drejtësia ka shumë defekte të cilat me një mirëkuptim mes pozitës dhe opozitës do të reflektonte në kuptimin e së drejtës.

Gjëja e fundit që diskutohet në këtë rezolutë është e drejta e njeriut. Gjyqësori dhe prokuroria janë duke ndërmarrë vendime që bien në kundërshtim me të drejtat kushtetuese themelore të qytetarëve.

Rezoluta vjen si e nxituar sepse ne nuk jemi në klimën më të mirë të pozitës dhe opozitës. Dhe padyshim kjo klimë e bën të pamundur krijimin një superkomisioni, do të ngrejë të njëjtin standard të komisioneve kuvendore.

Rezoluta që brenda tyre parashikojnë ngritje komisionesh, detyrojnë Byronë e Kuvendit që jo më shumë se 15 muaj nga krijimi i komisioneve të shikojë efektet e rezolutës.

I bie me këtë Kuvend, apo me Kuvendin e ri, pas zgjedhjeve.

Rezoluta mund të jetë një përpjekje e cila, duke mos realizuar qëllimet evidente, duan të kamuflojë një nivel të ulët të qeverisjes dhe të drejtësisë.

Shikoni standardin e arsyetimit të vendimeve të gjykatave. Janë në kufijtë e qesharakes, nuk po them në kufijtë e antikushtetueshmërisë.

Shikoni se në çfarë niveli provash këta arrijnë të kufizojnë lirinë e individëve dhe aq më tepër të njerëzve që marrin pjesë në politikë.

Çfarë niveli provash që bien në kundërshtim me parimet themelore të kushtetutës.

Të ndalosh, arreshtosh, kufizosh, një njeri për vendime të karakterit kolektiv të cilat janë pothuajse të paprekshme nga dispozitat kushtetuese, atëherë këtu arrin të kuptosh se ky komision nuk do të bëjë asgjë tjetër veç se do të krijojë një paralele të hidhur të mbikëqyrjes, kontrollit dhe autoritet mbi organet e drejtësisë, të cilat dhe sot e kësaj dite nuk mundet dhe nuk ka sesi të identifikojnë, se kush është e drejtë kushtetuese dhe kush jo, kush është e drejtë ligjore dhe kush jo.

Vetëm kanë rendur pas proceseve gjyqësore që janë vetëm farsë dhe vetëm farsë’, tha Sokol Hazizaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco