SPAK-u i Ramës apo i pavarur?/ Xhaferri: Për aferat e mëdha arrestuan vetëm ata që ishin në burg dhe ata që kishin vdekur

18:45, 24/05/2024
A+ Aa A-

Kreu i Forumit Rinor i Partisë Demokratike Besart Xhaferri në një lidhje me Skype për ‘Syri Digital’ me moderatorin Bled Marku në Syri Tv tha se aksioni i SPAK për të zbardhur aferën e inceneratorit ishte i gjysmak, ku sipas Xhaferrit ishin të arrestuar vetëm personat që ndodheshin aktualisht në burg ose ata që kishin ndërruar jetë.

Xhaferri paralejmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë deri në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

"Opozita jo vetëm proteston tek Bashkia por proteston për të ngritur edhe opinionin publik që drejtësia nuk ka bërë mjaftueshëm. Ne jemi shumë pro drejtësisë kur ajo bën mjaftueshëm dhe i shkon gjithçkaje deri në fund. Ne nuk mund të kënaqemi kurrë me drejtësi gjysmake, me drejtësi të vonuar apo me drejtësi të segmentizuar.

Protestat e opozitës, protesta që do vazhdojnë deri në momentin e arrestimit të Erion Veliajt, e kanë kryer misionin e tyre për të ngritur dhe përshpejtuar drejtësinë në hapat e saj.

Do fillojmë kauza të tjera paralel që janë për skandalet më të mëdha në Shqipëri që është inceneratori dhe aksioni i SPAK-ut për të arrestuar, në dështim sepse arrestoi vetëm ata që ishin brenda në burg ose ata që kanë vdekur dhe u dimë varrin sepse ata që kanë vdekur dhe su dimë varrin  nuk e dimë në kanë vdekur vërtetë apo janë në arrati. Shumica e atyre kokave janë në arrati sot" tha Xhaferri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco