VIDEO/ Gjokutaj: Irena Gjoka ka mbrojtje politike, akuzohet për dy falsifikime, atë të vizës dhe vetëdeklarimit

18:37, 21/05/2024
A+ Aa A-

 

Avokati Genc Gjokutaj, gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur në lidhje me procesin politik ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme.

Sipas Gjokutajt, Irena Gjoka ka një mbrojtje të fuqishme politike, aq sa nuk pyet për asnjë kërkesë apo provë që dalin ndaj saj.

‘Ne kemi ardhur ne dijeni të faktit që Irena Gjoka ka një dënim, i cili jo vetëm që bazohet në një vizë të falsifikuar për tu futur në Greqi, por ka një dekret nga policia greke, një vendim për dëbimin nga Shengeni për 10 vite.

Ka përdorur një vizë të falsifikuar për të hyrë në shtetin grek, dhe është e dokumentuar me dekretin grek, të mbetur në fuqi me vendim gjykate, të vënë në lëvizje nga vetë Gjoka. Kjo nuk mund të largohet më nga kjo përgjegjësi.

Nëse në rastin e parë KLD-ja e ka gjykuar rastin e saj, pa prezencën e saj, tani është vetë Irena Gjoka që ka vendosur lëvizjen e këtij procesi dhe ka kërkuar që të rrëzohet ndalimi në Greqi. Ne këtë fakt e bëmë prezent.

Ligji e detyron Irena Gjokën që të bëjë një relacion të cilin e ka bërë. Gjoka thotë se, arsyet që ngre mbrojtja për tërheqjen time, apo përjashtimin, nuk hynë në ato shkaqe që më detyrojnë të jap dorëheqjen apo të përjashtohem.

Irena Gjoka nuk e mohon dënimin grek, por mban qëndrimin se kjo nuk përbën një arsye për tu tërhequr.

Në formularin e vetëdeklarimit Irena Gjoka thotë jo, nuk kam asnjë lloj vendimi. Pra janë dy falsifikime. Përdorimi i një vize të falsifikuar dhe falsifikim të formularit të vetëdeklarimit.

Gjykata me këtë relacion që ka bërë Irena Gjoka, gjykata ka marrë vendimin dhe, thotë se nuk kemi të bëjmë me elementë që gjyqtarja nuk përmbush dot detyrën dhe nuk la lidhje me paanshmërinë.

Ne nuk kemi kërkuar mbarimin e mandatit të kësaj gjyqtare. Ne kemi kërkuar të heq dorë ose të përjashtohet nëse nuk heq dorë. Ky është alarmi i madh që dua të ngrej, se këta gjyqtarë edhe të penalizuar nuk japin dorëheqjen.

Këta nuk kanë gjyqtarë që ti gjejë në gabim dhe ti përjashtojë nga procesi ynë. Kjo ka një mbrojtje politike të betonuar. Kjo gjyqtare nuk pyet fare për kërkesat e mbrojtjes, për aktet shkresore, nuk pyet për asgjë.

Që në momentet që ka hyrë në Gjykatën e Posaçme, nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare dhe kjo vijon e jep vendime jo vetëm për liderin e opozitës, por për të gjitha çështjet që opozita ka në gjykatë’, tha Genc Gjokutaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco