'2 deputetët miq për kokë të Ramës, bënin plane për të vrarë njëri-tjetrin'

'2 deputetët miq për kokë të Ramës, bënin plane për të vrarë njëri-tjetrin'

09:23, 21/05/2024
A+ Aa A-

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË TUBIMIN QYTETAR

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestarëve dhe qëndrestareve, misionarëve të vërtetë të një kauzë të madhe të çdo shqiptari dhe të kombit në tërësi.

Të dashur miq!

Çdo ditë regjimi i bazuar në vjedhjen, drogën dhe krimin del para shqiptarëve dhe botës më i shëmtuar.

Çdo ditë bëhet më i egër, çdo ditë është një ditë jo e mirë për qytetarët e këtij vendi.

Është një ditë në të cilën ata poshtërohen edhe më shumë.

Ata vidhen edhe më shumë.

Ata mjerohen edhe më shumë.

Miqtë e mi!

Sot çdo shqiptar duhet të shtrojë pyetjen vetes: a duhet të shpëtojmë nga ky regjim? A duhet të dalim nga kthetrat e kësaj diktature? Apo duhet të qëndrojmë skllevër të propagandës trulluese të tij? Të varfërisë në rritje që sjell?

Unë besoj se çdo njeri i civilizuar ka vetëm një përgjigje: o sot o kurrë, nuk duhet të durojmë më.

Por miqtë e mi, ka një problem në themel tek ne, sepse në qoftë se Edi Rama, qeveritarët e tij qëndrorë, vendorë, zyrtarët e tij na shohin ne si qenie për t’u poshtëruar, për t’u vjedhur, për t’u shfrytëzuar, për t’u varfëruar, ne do mund të fitojmë vetëm kur t’i quajmë ata armiq, armiq, armiq, armiq.

Kur ne në të gjithë qenien tonë, në të gjithë ndërgjegjen tonë do t’i quajmë këta pushtues armiqtë tanë, që po shkatërrojnë qenien shqiptare sa asnjë pushtues tjetër në histori.

Kur ne t’i themi armikut armik, sigurisht që do ketë qytetarë që do tremben, do ketë të tjerë që do druhen.

Por do ketë djem dhe vajza nënash që do i tregojnë armikut atë që meriton.

Do ketë shqiptarë të vendosur për sakrifica.

Do ketë qytetarë që do ngrihen në lartësitë e idealeve të tyre.

Miqtë e mi!

Nuk ka pushtim që ikën pa përballje.

Nuk ka pushtues që përmbyset pa sakrifica.

Nuk ka të keqe që largohet pa u përballur dhëmb për dhëmb dhe pa e shkulur nga rrënjët atë.

Qytetarë dhe qytetare, çdo orë, çdo ditë që kalon është humbje për ne.

Ndaj dhe ne të ngrihemi përballë këtyre armiqve që vjedhin pasuritë publike, që vjedhin buxhetin e shtetit dhe që mbrohen në mënyrën më të tmerrshme nga banda Dumani-Kraja.

Këta kriminelë që i ka pasur drejtësia shqiptare vetëm në kohërat më të zeza të diktaturës.

Miqtë e mi!

Çdo qytetar duhet t’i shtrojë vetes pyetjen: çfarë duhet të bëjnë këta më keq, më zi për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Sot dhe dje, ju lexuat për operacionin e 50 kallp-mandateve.

Por, çfarë tregon? Tregon se deputeti Ndoka bënte plane për të vrarë deputetin tjetër, deputeti Rraja bënte plane mafioze për të vrarë mafiozin Ndoka.

Që të dy miq me kokë të kryehajdutit, të kryekryeminelit të Shqipërisë, Edi Rama.

Miqtë e mi!

Me 50 mandate arresti, nga të cilat asnjë boss, asnjë lejtnant i bosëve, as u ndalua, as nuk u arrestua.

U arrestuan gjithsej 5 magazinierë, furnitorë dhe të tjerë.

Me këto mandate, Altin Dumani kërkon të mbyllë lidhjet politike të Edi Ramës me krimin.

Lidhjet e tmerrshme të Taulant Ballës, këtij banditi, i cili përfaqëson klanet më të rrezikshme të krimit në Shqipëri.

Lidhjet e Pjerin Ndreut dhe bandës tjetër me radhë.

Me këto mandate kallp, Altin Dumani, dyshja famëzezë Dumani-Kraja kërkojnë të mbyllin krimin monstruoz elektoral të këtyre kriminelëve.

Mandatet që rrëmbyen në emër të Edi Ramës.

Pra, e shikoni vetë se me çfarë horrash kemi të bëjmë në këtë shtet.

Ky është shteti i mafies, shteti i hajnave, shteti i horrave që po shkatërron Shqipërinë dhe shqiptarët.

Miqtë e mi!

Drejtorët e Erion Veliajt vodhën 38 milionë euro dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut të vjedhjes së tyre.

A e dini o miq se hoteli i tyre me 5 yje në Durrës, lartësohet çdo ditë e më shumë?

A e dini ju o qytetarë se Brisa e tyre në Dhërmi pret çdo ditë, e ndërtuar me paratë e vjedhura, pret çdo ditë turistë.

A e dini ju se hoteli tjetër pret dhe është plot?

Sepse Altin Dumani paguhet që të mos i konfiskojë, që të mos sekuestrojë pasurinë e vendosur mbi vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Miqtë e mi!

Kjo fundërrinë njerëzore bashkë me Krajën kanë sekuestruar çdo gjë të Jamarbër Malltezit, të gjitha pronat që ka trashëguar ose vendosur edhe para vitit 2000.

Të gjitha pa përjashtim, me urdhër politik, sepse ka marrë në përputhje me ligjin 410 metra tokë të gjyshërve të tij.

A nuk është Dumani dhe Kraja superkriminelë, banditë që zbatojnë urdhra, lakej që lëpijnë çizme dhe këpucët e të tjerëve për t’u pasuruar?

Nga kush mund të pritet drejtësia, më thoni?

Ja urdhëroni ku i keni. Kanë vjedhur paratë 100 përqind të prokurimeve publike.

Pasuritë e tyre nuk preken nga Dumani, nuk preken nga Kraja.

Pasuria e tjetrit, armik i Edi Ramës, sekuestrohet, edhe ajo që vendoset vite para se ai të merrte 400 metër katrorë tokë të gjyshërve të tij.

Çfarë domethënie ka kjo?

Kjo do të thotë se ky grusht kriminelësh në pushtet nuk ka moral, nuk ka ligj, nuk ka dinjitet.

Ndaj tyre, zemërimi i pakufishëm, mosbindja civile është përgjigja e vetme e çdo shqiptari të ndershëm.

Ndaj dhe ju ftoj nesër në ora 11:00, të gjithë tek Bashkia e Tiranës.

Çlirimi i saj, flamuri i PD-së, flamuri i antikorrupsionit, flamuri kombëtar duhet të valëvitet mbi bashki.

Zemërim, zemërim, zemërim të pakufishëm ndaj armiqve tanë të egër.

Ndaj antishqiptarëve të kësaj toke.

T’i zbojmë nga pushteti.

Të shkojmë në qeveri teknike.

Të bëjmë zgjedhje të lira.

Rrofshi ju!

Rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco