Presidenti Meta: Ju argumentat pse Edi Rama është armik i Kosovës dhe i kombit shqiptar

Presidenti Meta: Ju argumentat pse Edi Rama është armik i Kosovës dhe i kombit shqiptar

20:33, 17/05/2024
A+ Aa A-

Pyetje: Sigurisht. Meqë jemi këtu në Tiranë, do të flasim dhe për aktualitetin politik që po ndodh këtu tek ju. E keni konsideruar Kryeministrin Edi Rama si armik të Kosovës, përse e keni bërë këtë konstatim?

Përgjigje: Nuk është se thjesht e kam konsideruar, se kjo nuk është çështje retorike, por kam renditur disa fakte, që mendoj që nuk duhen anashkaluar. 
Dhe, që nuk duhen nënvlerësuar, dhe që tregojnë qartë që qëndrimet e tij nda Kosovës, nuk janë të rastësishme, por janë të programuara diku tjetër. 

Dhe, ky është i detyruar të bëjë akte të tilla, që dëmtojnë rëndë marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën, por njëkohësisht, që synojnë të minojnë,  legjitimitetin e lidershipit të zgjedhur të Kosovës, dhe institucioneve të Kosovës, edhe vetë shtetin e Kosovës.

Dhe, unë jam shumë i duruar, nëse jeni dhe ju, dhe mund ti rendis disa prej tyre.
Më thoni nëse ka ndonjë njohje ndërkombëtare që kur ka ardhur Edi Rama kryeministër, dhe që është bërë, dhe që mban vulën e përpjekjeve të diplomacisë  shqiptare.

Kam frikë, se që nga koha e që unë kam qenë në Honduras, nuk ka ndonjë gjë të tillë.

Së dyti, kemi vetëm, mund të kemi disa ç’njohje të cilat diplomacia e Beogradit, ka përdorur disa deklarata, qëndrime të qëllimshme të Edi Ramës, një.

Në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, një ceremoni solemne në Parlamentin e Kosovës, çuditërisht Kryeministri ynë, dhe pse do thoni ju, ai piktor është, mund të bëjë ndonjë gabim në politikën e jashtme.
Thotë, se ai shikonte në të ardhmen, se mund të kishim një President të përbashkët, të dyja vendet!

Të kesh President të përbashkët, do të thotë të kesh një vend në Kombet e Bashkuara. Do të thotë, që nuk ka nevojë më për njohjet e Kosovës, dhe do të thotë që ti pasosh Beogradit, që të thotë kudo, ju pse përpiqeni të njihni Kosovën? Këta vetë thonë që do të bashkohemi.

E dyta, tu thotë atyre që e kanë njohur, po përse prisheni me ne, ata, biles kot e keni njohur, se ata prapë bashkë do të jenë, një vend do të kenë, që kështu hajde bëjmë tregti bashkë, hajde bëjmë biznes bashkë. 
Siç janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, për të shbërë njohjen e Egjiptit, për të cilin unë bëra një vizitë të posaçme si President, vite më parë.
Apo, për të shbërë, shumë njohje të tjera. Edi Rama është, nuk mund të themi arkitekt, sepse ai nuk e ka këtë gjeneralitet, por është një ndër instrumentet kryesore që është përdorur kundër Kosovës, përmes mbështjes gjoja të Ballkanit të Hapur.
Që është një projekt anti-Kosovë në thelb, por dhe që është një projekt, që është kundër integrimit europian, sepse e minon bashkëpunimin rajonal, nuk e ështe se forcon.

Është një alternativë. Dhe procesi i Berlinit që është një process I standartizuar, sipas vetë BE., sipas standarteve të BE., sipas mekanizmave mbikëqyrës dhe monitorues së BE.

Sipas edhe angazhimit financiar të vetë BE., dhe lidershipit të vetë BE.
Është një process, ku të 6 vendet përfshi Kosovën, janë në pozita të barabarta. Atëherë si u shpikka, çuditërisht në Nish? 

Se Nishi fillon me emrin. Siç ka ndërruar dhe vetë emrin, njëherë Edvin, njëherë Edi, minishengen, pastaj Ballkan I Hapur, pastaj Ballkan I shqepur. Pastaj nuk na duhet më. 
Njëri thotë nuk ekziston më, tjetëri thotë vazhdon. Këtu është një kaos I paparë. Por, ka qenë shumë I dëmshëm për Kosovën, sepse u krijua ideja sikur Kosova, dhe kjo ka ndodhur para zotit Albin Kurti.

Që në kohët e mëparshme, kur kanë qenë udhëheqës të tjerë në Kosovë. Duke vendosur Kosovën para faktit të kryer, si një vend që nuk do bashkëpunim.

Kur është e kundërta. Kosova ka qenë gjithmonë për bashkëpunim, dhe në pozita të barabarta, me të gjithë. Duke vënë në pozitë Malin e Zi, apo jo?

Ku Gjukanoviç ka qenë shumë I qartë, gjithmonë ai ka qenë shumë I prerë, kundër kësaj iniciative, që praktikisht rriste hemonogjinë serbe në rajon dhe synonte rindarjen e kufijve. 

Dhe pastaj përveç Ballkanit të Shqyer, nuk po vazhdoj më tej, çuditërisht del dhe ideja e ndarjes së kufijve, lëvizjes së kufijve. Dhe ky ishte një nga nerëzit kryesorë. 

Pastaj çuditërisht, ky na hedh në gjygj kryeministrin e Kosovës. Pra, kryeministri I Shqipërisë, hedh në gjygj kryeministrin e Kosovës! Nuk është një veprim emocional, është një veprim i urdhëruar, I kalkuluar, që të përdoret kudo, për të thënë ja çfarë janë këta shqiptarët.

Ky kryeministri i Shqipërisë, hedh në gjygj kryeministrin e Kosovës.

A ja vlen, a dinë të bëjnë shtet këta? Këta me njëri-tjetrin janë nëpër gjygje, jo të rrimë ne të merremi me një kryeministër atje, një kryeministër këtu, një qeveri atje, një qeveri këtu.

Kemi rastin tjetër. Rrëmbehen tre policët e Kosovës, nga forcat speciale dhe policia e serbisë, apo jo? Ky në vend që të dënojë aktin, thotë presim se çfarë do të thotë OSBE. dhe KFOR., për këtë gjë. 
Çfarë do të presi ky, çfarë është ky të presi? Ky është sekretari i Kombeve të Bashkuara, që të presi? Pse, kishte dyshime ky që, e sajuan vetë këta policët e Kosovës këtë gjë?

Ndodh pastaj, akti i terroristit të Banjskës, apo jo? Në vend që ky të reagojë menjëherë, çfarë pret ky, që të vriten mijëra njerëz, dhe ja tani e kuptoni ku na çoi politika e Albin Kurtit, nuk më dëgjoi mua kur i thashë ashtu, kështu, apo jo?

Nuk e di a e parë ju dje? Nuk çohet ai për ti dhënë dorën kryeministrit të Kosovës në sy të tjerëve?

A mendon ku se ofendoi Albin Kurtin me këtë gjë?

Jo, bravo i qoftë, ai ka ruajtur qetësinë, është treguar tamam si një njeri europian, një njeri civil etj.

Ky, bëri atë shprehjen tjetër, që tha në Pejë në prani të zotit Haradinaj që ishte kryeministër, prapë dhe ai e ruajti qetësinë etj., pse, sepse ata e respektojnë Shqipërinë apo jo, dhe respektojnë institucionet e Shqipërisë.
Nuk është se ata janë njërëz të nënshtrueshëm, përkundrazi ata janë njerëz me shumë karakter. Njëri e ka provuar në luftë, tjetri e ka provuar në burg, apo jo?

Dhe, prandaj janë atje. Ndërsa ky është në atë instigamin që I kanë caktuar shefat e politikave antishqiptare. 

Tani na ka sjellë dhe ligjin e surrogacisë në Shqipëri, pasi bëri gjithçka për të përzënë 1 milion shqiptar, dhe ka hyrë në negociata me prokurim të drejtë për drejtë me Bangladeshin nga gjithë vendet e botës që kanë plot hallexhinj për ti sjellë këtu. 
Dhe ai e di vetë, që ata po erdhën këtu, nuk do të rrinë këtu. Do marrin gomonet do të ikin në Itali. Por atij I intereson, për të krijuar idenë që gjoja, po interesohet për fuqi punëtore këtu, seps është problem I madh, mungesa e fuqisë punëtore.

Pyetje: Megjithatë, përveç kësaj që flisni, dhe nëse i konsideron se janë të mirëqena kundër…

Përgjigje: Nuk janë të mirëqena, ju jeni gazetarë?

Pyetje: Ju e vlerësoni, ju e dini më mirë, ne duhet të transmetojmë pyetjen e gazetarëve. Dua të ju pyes, a e ndieni vete fajtor në forcimin e Edi Ramës, kur e dimë që kohë pas kohe keni bashkëpunuar, dhe ndihmuar?

Përgjigje: Nuk mund ta përcaktoj veten fajtor, jo se nuk ndiej përgjegjësi. Nqs. Unë do të kisha vlerësimin përpara se ai do të arrinte deri këtu, sa të bënte këto akte armiqësore ndaj shtetit të Kosvës.
Njëherë nuk e ka përmendur Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, 11 vjet! Nuk ka gjë më të lehtë, më komode për Shqipërinë si shtet përkrahës i pavarësisë së Kosovës, dhe për të gjithë aletatë e Kosovës, se sa ti referohen gjithmonë Gjykatësë Ndëkombëtare të Drejtësisë. Pse?

Sepse, aty u investua vetë Serbia, apo jo? Shprehu besimin tek Gjykata. Po të mos kishte besim, nuk do ti drejtohej gjykatës. Dhe gjykata, u shpreh shumë qartë. 
Pro, legjimitetit të shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, ky asnjëherë nuk e përmend. Përse, sepse plani I tij është gjymtimi i Kosovës, për llogari të tjetër kujt.
Dhe pastaj ata lobojnë bashkë kudo, për të mbajtur Edi Ramën në pushtet. Paguajnë bashkë kudo, paguajnë në Ëashington, paguajnë në Brukse, paguajnë bashkë kudo, në mënyrë që këtu të bëhen zgjedhje pa opozitën, në mënyrë që këtu të digjen mandatet, Parlamenti të ngelet një parti.
Në mënyrë që këtu të mbyllen sytë, për këtë korrupsion kaq të frikshëm, sa që ka arritur edhe të ndërpriten fondet e BE., për bujqësinë, dhe që ky nuk I jep asnjë lekë bujqësisë sonë.

Sepse, atë qëllim ka, ti largoj njerëzit nga Shqipëria, por edhe fondet e BE. ky I çon për incinerator. Jemi I vetmi vend ku janë bllokuar fondet e BE. për bujqësinë, sepse hetohet për aferat e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco