Dosja famoze ‘5D’ ishte një nga skemat që tashmë e ka hetuar SPAK-u dhe ka arrestuar disa nga drejtorët kryesorë të Erion Veliajt.
Avokatja Adriana Kalaja, nga studioja e ‘Syri Digjital’ u shpreh se me arrestimin e drejtorëve të Veliajt, të impikuar në afera korruptive së shpejti opozita garanton se edhe kryebashkiaku i Tiranës do të shkojë pas hekurave.
Adriana Kalaj:
‘Dita e sotme për ne është një ditë proteste që e kujtojmë si një ditë që bëmë një rezistencë shumë të madhe prej katër vitesh duke përfshirë edhe një periudhë të madhe që janë pothuajse gjashtë vite e gjysmë ku jemi futur në vitin e shtatë, me fitore të jashtëzakonshme duke nisur që nga ajo e Gjykatës Kushtetuese.
Nga ana tjetër, pranimi nga Gjykata e Strasburguy i kërkesës tonë për gjykim të një proçesi të parregullt ligjor për shkak se Erion Veliaj ka nisur punimet në shesh në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nga ana tjetër koha na dha të drejtë për të gjitha kallëzimet tona në SPAK duke nisur që nga mënyra se u shemb teatri dhe u transferua prona.
Ne e kemi denoncuar edhe një shoqëri që në fillim të Janarit 2021 e quajtur 'Tirana DC' ku të implikuar janë drejtorët e Veliajt që sot janë pas hekurave dhe shumë shpejt garantojmë publikun që edhe personi kryesor që lidhet me bashkinë e Tiranës, pra Erion Veliaj, do të shkojë pas hekurave'.
Klea Sula/ Syri.net
© SYRI.net