Rama i lëshon të gjithë për të shpëtuar veten, flet si Alibaba i 40 hajdutëve: S'kam asnjë përgjegjësi

Rama i lëshon të gjithë për të shpëtuar veten, flet si Alibaba i 40 hajdutëve: S'kam asnjë përgjegjësi

22:42, 16/05/2024
A+ Aa A-

Edi Rama e quan sukses arrestimin në nivelet e larta të qeverisjes së tij dhe i justifikon me punën zbuluese të SPAK dhe jo me rritje të korrupsionit.

Retorika e Ramës është vetëm një fakt më shumë se ai është dirigjuesi i SPAK, pasi nuk thotë se si ka mundësi që SPAK nuk ka bërë asnjë arrestim të asnjë zyrtari e bashkëpunëtori të ngushtë tij në detyrë, por i ka arrestuar vetëm pasi ai i ka shkarkuar ose u ka dhënë të lexojnë letrat e famshme të dorëheqjes.

“Unë kam punuar me mbi 40 ministra dhe nga këta ministra janë 3 apo 4 në 10 vite. Partia Socialiste vetëm forcohet dhe vetëm zgjerohet” – tha Rama në emisionin “Opinion“.

Duke përmenduar shifrën '40', kryeministri ka bërë një lapsus frojdian, shifër që i shkon përshat tregimit 'Alibaba me 40 hajdutët. Dhe Rama është i qartë me qëndrimet e tij, të gjithë në burg, përveç meje.

Dhe si Alibaba me 40 hajdutët, Rama thotë ka përsëritur edhe një herë se SPAK është një seksion i Partisë Socialiste dhe se Partia duhet falenderuar për këtë se po lufton korrupsionin.

“Unë jam përgjegjës për faktin që ky korrupsion po evidentohet, sepse po të mos ishte Partia Socialiste nuk do të ishte SPAK. Nuk ka sistem korruptim të ngritur, sepse po të kishte sistem korruptim të ngritur ashtu siç interpretohet nuk do të ishte Shqipëria në tavolinën e negociatave. Komisioni Evropian është institucioni i vetëm që ka dhjetëra e qindra persona të angazhuar që merren 24/7 me faktet.

Nuk merren me faktet 24/7 as televizionet, as gazetat, as partitë, asnjeri. Ata merren dhe ata e dinë ekzaktësisht çfarë është çfarë. E dyta unë solla shembujt atje se ne kemi ngritur sisteme dhe po vazhdojmë të ngremë sisteme që e kanë ulur korrupsionin, nuk është ngritur korrupsioni. E treta kjo shpjegohet me faktin se ka një luftë të thelluar kundër korrupsionit dhe këto qe po dalin janë rezultat i kësaj lufte” – tha Rama.

Kreu i qeverisë përsëriti se PS nuk mbron asnjë person që është i përfshirë në korrupsion, kjo deklaratë duket se përsëritet shpesh nga Rama për t'ia ngulitur mirë në mendje SPAK-ut se çfarë duhet të bëjë edhe me të lëshuarin e tij të fundit, kryebashkiakun e Tiranës.

“Kjo është një arsye për të thënë bravo Partisë Socialiste. Sepse Partia Socialiste është e para dhe e vetmja forcë politike në historinë e shtetit shqiptar që nga 1912 që ka hequr nga kontrolli politikë dhe që thotë shumë thjeshtë : “Nuk dua ta di fare a je zëdhënësi, a je shoku, a je tjetri ,a je tjetri… Në këtë pikë nuk ka shokë, nuk ka zëdhënës, nuk ka asgjë tjetër por ka një ndarje të menjëhershme, kaq.

Do të quaja sikur mos të ishte kapur asnjë ish-ministër i Partisë Socialiste, sikur mos të ishte kapur asnjë nga drejtorët që janë kapur, sikur të ishin vënë para drejtësisë vetëm ata që janë të krahut tjetër. Kjo do të ishte përgjegjësi shumë e madhe politike. Nëse do të ishte e vërtetë se në Shqipëri ka një vjedhje masive me tendera…

SPAK s’po thotë asgjë, përveçse po identifikon dhe po godet ashtu siç duhet të bëj raste të caktuara, ndërsa përgjithësimi që si këta që u kapën janë të tërë e bëni ju. E vërteta është në fakt nëse do të ishte kështu nuk do kishim kursyer gati 1 miliardë euro nga tenderat, nuk do kishim një numër operatorësh ekonomikë që fitojnë gara gati 3-fishin e atyre që fitonin para se të vinim ne” – tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco