Kolapsi në sistemin e drejtësisë, Dervishaj: Situata është dramatike, Rama mburret me reformën

20:12, 15/05/2024
A+ Aa A-

Juristi Bledar Dervishaj i ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv foli në lidhje me kolapsin në sistemin e drejtësisë. Dervishaj tha se reforma në drejtësi është në një situatë dramatike.

Dervishaj thotë se drejtësia kishte nevojë që të ndërtohej një SPAK, teksa shprehet mazhoranca pati 7 vite kohë që nga funksionimi i institucioneve të reja për të treguar rezultate pozitive

“Kemi një pjesë tjetër të reformës në drejtësi, ajo që qytetarët e konsumojnë përditë, që është drejtësia administrative, drejtësia civle dhe drejtësia penale për qytetarët e thjeshtë. Këtu jemi në situatë dramatike. Situata është dramatike. Në qoftëse një forcë popitike, dhe këtu po i drejtohem mazhorancës qeverisëse e cila më shumë mburret për realizimin e reformës, e thotë me plotë gojë ‘ishim ne që bëmë reform në drejësi’. Po, ishit ju 8  e kusur vota, ishte një forcë tjetër politike  me 90 e disa vota, ishin dhe deputetët e depozitës që kishin 140 vota. 140 vota unanime për ta kthyer në kolaps e votuat ju? Po mbushen 7 vite nga nisja e funksionimit të institucioneve të reja. 7 vite janë mjaftueshëm për të parë rezultate pozitive” tha Dervishaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco