KAFE SHQETO/ Vjedhjet në UKT, Kraja: Administrator i vetëm është Veliaj

09:38, 13/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte Akil Kraja, shefi i kabinetit të kreut të PD, ekspert ekonomie.

Ai ka komentuar abuzimet me tenderat në Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë.

Flavio Qarri: Kjo lloj makutërie, ky lloj brutalizmi për të vjedhur kaq keq, kaq trashë, kaq shumë, a kanë menduar këta njerëz se nuk lë gjurmë paraja?

Akil Kraja: Në fakt dua të jem shumë i sinqertë. Kanë djegur zyrat qendrore të UKT-së para disa kohësh, nëse e mani mend. Që do të thotë që makutëria e tyre është kaq e tejskajshme, e paimagjinueshme, saqë unë realisht edhe si këshilltar bashkiak, si ekspert, si qytetar, thirrja e parë, ose me mirë një nga analizat e para që do të prisja nga SPAK-u, do ishte kjo djegie e arkivave e zyrave të UKT para disa kohëve mos ishte ndonjë djegie për të zhdukur disa prova kur të vijë dita. Është e jashtëzakonshme, është e tmerrshme.

UKT është një institucion, i cili ka marra para disa kohësh një kredi rreth 120 milionë euro nga BERZH pasi javën e kaluar u fol për një kredi nga KFW prej 50 milionë euro, e cila do të shkonte për transportin ndërqytetës. Ndërkohë kujtojmë se para kësaj kredie është marrë edhe një tjetër kredi. Ndërkohë që drejtorë të kësaj ndërmarrje kanë qenë këta individë që shquheshin për përcjelljen e mesazheve me kodet e aplikimit për tenderat.

Ndaj nëse e marrim në tërësi, vjedhin pagat, lajmi që sapo u denoncua, vjedhin taksat për të bërë këto tenderat fiktivë që u kalojnë të afërmve të tyre. Me shumë gjasa vjedhin edhe kredi qindra milionëshe në euro, të cilat paguhen në të ardhmen nga qytetarët e fëmijët tanë.

E pra në tërësi, po UKT dhe Bashkia e Tiranës, administrator i të cilit është Erion Veliaj...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco