SYRI TV/ PD prezanton qëndrimin për “zgjedhoren”, Bylykbashi: Duam marrëveshjen e 5 qershorit 2020

15:49, 25/04/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deputetja Dhurata Çupi dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso, prezantuan qëndrimin e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore.

Bylykbashi tha se opozita kërkon rikthimin e marrëveshjes së 5 qershorit 2020, që garanton koalicionet parazgjedhore, listat e hapura për partitë dhe kandidatët si dhe votën e diasporës.

Deputetja Dhurata Çupi deklaroi se vota e disaporës është një detyrim ndaj 1.2 milionë shqiptarëve jashtë vendit, ndërsa Ivi Kaso solli si shqetësim mungesën e regjistrit të banesave për zgjedhësit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco