Asnjëherë, nuk është mjaft!

Asnjëherë, nuk është mjaft!

15:11, 25/04/2024
A+ Aa A-

Nga Agron Xoxa 

Kansiderata, që shprehim opinione, analiza e kunklizione mbi fushen e Artit, Kulturës dhe Trashegimisë kulturore, nga një qytetar i lirë dhe i paangazhuar i këtij vëndi.

Drejtuar, të gjitha Forcave Politike/ Institucionale/ Administrative/ Organizative (Qëndrore/Vendore), në Shqipëri.

Konsiderata.

Aktualisht, në fushën e Artit dhe Kulturës si dhe Trashëgimise kulturore. Individualisht dhe me miq e personalitete, kosiderojmë dhe evidentojmë si problem themelor në Art/ Kulturë/ Trashëgimi kulturore:

* Politizimin “in extremis”, të sistemit institucional/ligjor/Institucional/publik/privat;

Kjo dukuri, ka sjellë rrjedhimisht dhe në mënyrë konseduente:

* Kthimin në “ndihmës/shërbëtorë/skllevër/vegla”, të filozofisë politike udhëheqëse, të artistëve të të çdo lloji e gjinie; të infrastrukturës administrative/institucionale/publike e private që operon në vend;

* Mbytjen, izolimin, censurimin e cdo mendimi tjetër e ne kundershtim, me filozofinë politike udheheqëse;

Opinion.

Pa hyrë në kritizerinë e problematikave të mëdha/të vogla në Art e Kulturë; në arritjet, në dështimet apo mangësitë dhe gjithshka tjetër që konsiderohet pozitivisht/negativisht apo anatemohet midis forcave politike, e për fat të keq, edhe midis artistëve, drejtuesve të institucioneve, administratës publike, të “angazhuar”, “të “paangazhuar” apo “kundër”, që operojnë në këtë sistem legjislativ/administrativ/institucional, si dhe të nismave të ndërmarra nga institucionet përkatëse në vend,
mendoj se,

Rasti i Shqipërisë paraqitet specifik (nga vëndet e tjera demokratike në Europë e gjetkë), ku, politika e shumicës në pushtet, e ushtron këtë pushtet vertikalisht e me detyrim, në të gjithë zinxhirin institucional dhe pa ndonjë mjet ligjor filtrues/zbutës demokratik, mbi çdo qytetar a subjekt të çfardoshëm publik/privat që zhvillon aktivitetin e tij jetik në Shqipëri.

Ky lloj ushtrimi pushteti, ka sjellë këto dukuri të përgjithshme:

* Politizimin partiak në të gjithë sistemin institucional publik/ privat në Art e Kulturë, pra, humbjen e cdo lirie mendimi dhe ushtrimi profesional artistik, pa qene në “përkatësi” partiake me forcen maxhoritare në pushtet (në çdo kohë e të cdo lloji);

* Centralizimi i pushtetit dhe formalizimi i vendimarrjeve nëpër gjithe zinxhirin institucional publik/privat operativ në Art e Kulturë, si dhe në strukturat kolegjiale:

* Vleresim ligjor/zbatues unifikues në politikat institucionale, i vlerave artistike individuale dhe kolektive në fushën e Artit dhe Kulturës;

* Mungesa ekstreme e trasparencës (të çdolloji), e autonomisë dhe delegimit të pushteteve tek strukturat administrative artistike profesionale;

* Aplikimi formal dhe i përzgjedhur paraprakisht, i thirrjeve për Projekte e Programe kombëtare/ndërkombëtare, ku përzgjedhja e subjekteve fitues dhe implementimi i granteve nuk zbatohet mbi baza vlerash, por përkatësie (formale/informale) politike;

Në formatin ligjor të fushës, konstatohet, se:

- Statusi ligjor i artistit, nuk ekziston. Finalizimi i këtij dokumenti duhet të vihet si detyrë urgjente e legjislativit dhe ekzekutivit në bashkëpunim me Grupet e interesit;

Mbi sa më sipër, si një qytetar i lirë i këtij vëndi dhe i paangazhuar,

Konsideroj eminente dhe bazike në fushën e Artit dhe Kulturës, paraqitjen dhe prezantimin e një Format-Draft-i me Teza për Debat,
përpara,

- çdo Force politike (pa përjashtim);

- çdo Institucioni legjidlativ/ekzekutiv qëndror/vendor,

- çdo subjekti tjetër publik/ privat që operon në fushën e Artit dhe Kulturës;

- çdo subjekti mediatik, që ofron Debat dhe shkëmbim idesh, për sa më sipër;

Mirëpres nga sot, pa kohë e orar, çdo Ftesë për të Paraqitur/ Prezantuar një Draft-Tezë për Debat, nga kushdo subjekt publik/ privat, që më fton për bashkbisedim/ bashkëpunim.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco