FOTO/ Ermal Kapllanaj ultimatum vartësve: Shpërndani ‘filmin me metrazh të shkurtër’ të Veliajt

FOTO/ Ermal Kapllanaj ultimatum vartësve: Shpërndani ‘filmin me metrazh të shkurtër’ të Veliajt

17:58, 24/04/2024
A+ Aa A-

Ermal Kapllanaj, drejtori i Erion Veliajt, i përfshirë në aferën ‘5D’ por edhe të inceneratorëve, luan rolin e krye-patronazhistit në rrjetet sociale, ndërsa urdhëron vartësit e tij në Bashkinë e Tiranës, të bëjnë shpërndarje, pëlqime, si dhe komente positive në një video të Veliajt, që shfaqet si klloun, në një tentativë për të ndihmuar një zonjë.

Kush e njeh Erion Veliajn e ka të qartë se veprimi që ka bërë sot dhe është kthyer viral në rrjetet sociale, nuk ka lidhje me ndihmën që ai mund ti japë një zonje apo një zotërie, por thjesht ai kërkon vëmendje, tenton të përmirësojë imazhin e tij, ndërsa është kapur në vjedhjen ‘5D’.

Kapllanaj, drejtori i Policisë Bashkiake, personi që ka firmosur për dherat duke detyruar kompanitë e ndërtimit të derdhin inertet në landfillin e Sharrës, duke paguar inceneratorin fantazëm, që sipas Arben Ahmetajt ka si pronar faktik Erion Veliajn, urdhëron vartësit e tij që të shpërndajnë, ti japin pëlqime, të komentojnë, në ‘filmin me metrazh të shkurtër’ të Lalit.

Image

Lalit, që sipas punonjësve të ‘5D’ është një nga pronarët e kompanisë që merrte paratë publike 100% dhe i shndërronte në hotele e pallate, me leje e firmë të Erionit të Bashkisë, i duhen drejtorët që si kanë përfunduar ende në qeli, dhe natyrisht e ka si një argument më shumë që në ditët në vijim t’i paraqesë si 'punët e mira' që ata kanë bërë bashkë me Erjonin.

Më herët të njëjtin veprim kanë bërë edhe drejtuesit e UKT-së, si dhe çdo drejtor në Bashkinë e Veliajt, me synimin e vetëm: të shpëtojmë imazhin e Erjonit, i kapur në vjedhjen mbi 30 mln euro me ‘5D’…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco