Xhaferri: Legalizimi i Surrogacisë, Ligji u hartua në klinikat që kryejnë aborte dhe surrogaci të paligjshme!

Xhaferri: Legalizimi i Surrogacisë, Ligji u hartua në klinikat që kryejnë aborte dhe surrogaci të paligjshme!

17:42, 24/04/2024
A+ Aa A-

Kreu i FRPD, Besad Xhaferri është shprehur se Edi Rama njeriu që ka rrënuar sistemin shëndetësor me PPP-të korruptive së bashku me sektin e tij vijon të shpikë ligje për të zhvatur dhe poshtëruar shqiptarët dhe që i shërbejnë një agjende që minon familjen, një ndër shtyllat më të forta të shoqërisë shqiptare

Postimi:

Edi Rama njeriu që ka rrënuar sistemin shëndetësor me PPP-të korruptive së bashku me sektin e tij vijon të shpikë ligje për të zhvatur dhe poshtëruar shqiptarët dhe që i shërbejnë një agjende që minon familjen, një ndër shtyllat më të forta të shoqërisë shqiptare

Mazhoranca Socialiste e Edi Ramës me forcën e kartonëve, produkt direkt i tjetërsimit të votës, përmes një ligji të posaçëm synon ligjërimin e Surrogacisë në Shqipëri.

Në një vend të varfër si Shqipëria, ashtu si në vendet e Amerikës Latine, ky ligj de fakto i hap rrugë skllavërimit të grave shqiptare.

Surrogacia është e ndaluar në të gjitha vendet e BE, dhe Shqipëria rrezikon të kthehet në një destinacion turistik të këtij fenomeni.

Surrogacia prej vitesh është kthyer në një biznes në Shqipëri në shumë klinika private dhe janë pikërisht këto klinika private që kanë angazhim direkt në formulimin e projektligjit për Surrogacinë.

Opozita shqiptare do t'a pengojë më çdo çmim miratimin e këtij ligji me standardet e Rilindjes!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco