VIDEO/ Paloka: ‘5D’ e Veliajt tregon se në ç’nivel ka arritur arroganca e pushtetarëve

16:39, 24/04/2024
A+ Aa A-

Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, në një intervistë për Syri TV, tha se denoncimet ndaj Qeverisë Rama janë bërë vazhdimisht nga opozita.

Paloka tha se ky skandali i fundit i Bashkisë së Tiranës tregon se në çfarë niveli ka arritur arroganca e këtyre pushtetarëve.

“Deri dje u merrnin biznesmenëve 20 apo 30 %, ndërsa sot këta të Bashkisë së Tiranës kanë marrë 100 % të parave dhe i kanë future në xhepin e tyre.

Edhe ky skandali i vëllait të Edi Ramës është denoncuar nga PD me fakte dhe prova.

E reja është se këto fakte po publikohen nga mediat ndërkombëtare dhe uroj moment që ky të jetë moment i ftillimit, pasi ka rënë gjithë propaganda dhe blerjet që Edi Rama ka bërë deri më tani”, tha Paloka.

Ai u shpreh se mund të ketë prapavija politike, ndoshta të ngjashme si ajo e Maqedonisë së Veriut kur u rrëzua Gruevski.

“Edhe ata që e kanë mbajtur dhe e kanë mbështetur fort, duket se po e lëshojnë, po thuhen të vërtetat”, tha Paloka.

Sipas tij, investigimi i ‘Rai3’ janë faktet dhe prova që janë publikuar më parë, nuk ka ndonjë të re, por e reja është se këto fakte që deri dje janë deklaruar nga opozita, sot janë mbledhur dhe verifikuar nga gazetarët italianë.

Paloka tha se vetë Olsi Rama ka pohuar se i njeh këta trafikantë, ka lëvizur në makinë me ta, por kjo sipas tij nuk përbën krim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco