Skandali te Magjistratura, Kaso: Arben Rakipi të dorëhiqet

16:27, 24/04/2024
A+ Aa A-

Ivi Kaso, Sekretar për Çështjet Ligjore në PD, e konsideron si treguesin më të mirë të kalbësisë të sistemit të drejtësisë atë se çfarë ka ndodhur  me pranimet e reja në Shkollën e Magjistraturës.

Në një deklaratë për mediat, Kaso tha se shkolla e Magjistraturës, djepi i formimit të zyrtarëve të nesërm të drejtësisë, shkolla për të cilën është investuar kaq shumë nga partnerët tanë dhe për të cilën, të gjithë shqiptarët kanë pritshmërinë më të lartë për standardin që duhet te aplikoje, është infektuar me virusim politik te partisë socialiste, po aq rëndë sa edhe çdo institucion tjetër i drejtësisë së rilindur.

“Drejtori aktual i saj, Arben Rakipi, ish prokuror politik i përgjithshëm i Partisë Socialiste, pasi ka manipuluar listat e studentëve fitues të fazës së pare, duke shtuar në mënyrë antiligjore rreth 42 studentë shtesë, refuzon tashmë të dëgjojë kërkesa e drejta të studentëve të cilët kërkojnë anulimin e të gjithë procedurës konkurruese sepse ajo provoi të ishte tërësisht e manipuluar.

Po përse e bën këtë gjë ish prokurori politik socialist: arsyeja është e thjeshtë: 42 studentët që janë kualifikuar pa të drejtë janë prurje politike të partisë socialiste.  Pasi këta studentë nuk janë kualifikuar me meritë në fazën e parë, të vetmen mundësi për kualifikim kishin dhe gjetën Arben Rakipin, i cili listës prej 79 studentësh të kualifikuar i shton me dorën e tij politike, edhe 42 të tjerë, sepse këtë të fundit janë e ‘ardhmja socialiste’ e drejtësisë së kapur”, tha Kaso.

Në vijim, ai tha se PD kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Arben Rakipit, si njeriu mbrapa këtij skandali të rëndë.

“Ne i kërkojmë gjithashtu partnerëve tanë që nëse vërtetë duan një drejtësi të pakapur, të reagojnë publikisht duke e dënuar këtë aferë.  Dhe është më mirë të reagojnë sot sesa kur ‘zjarri’ i opinionit publik t`i vërë përpara drejtësisë të gjitha falsifikuesit dhe manipulatorët e sistemit.

 Në prani të fenomeneve të tillë, kur qeveria kapet ne flagrance dhe manipulim, dhe pasi është provuar katërçipërisht se organet e reja të drejtësisë lëvizin vetëm nëpërmjet telekomandës socialiste, ne jo vetëm që nuk do të heshtim por do të vazhdojmë të denoncojmë cdo rast të tillë, pa u tërhequr asnjëherë.

Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në favor te një sistemi qe jep drejtësi nepermjet ligjit,  që lufton realisht korrupsionin, që përgjegjësit i vë përpara drejtësisë dhe nuk u jep dekorata, që nuk përdoret për lojëra politike por jep shpresë për një Shqipëri normalr me standarde evropiane”, tha Kaso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco