Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin

Adriana Kalaja kallëzon në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin

16:19, 24/04/2024
A+ Aa A-

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD ka bërë me dije se sot ka kallëzuar në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Basha dhe Erion Isufin.

Mësohet se Kalaja i ka kallëzuar penalisht këta shtetas për akuzën e Falsifikimit të Dokumentave, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.

Njoftimi:

Duke uruar te jeni shume mire, do doja t'ju beja me dije se neser  me date  24 prill ora 11.00, me cilesine e Kryetares se Gjykates se PD dhe Avokates, kallezoj ne SPAK:

Lulzim Bashen;

Aurela Bashen;

Erion Isufin;

Dhe çdo person te paidentifikuar nga une por qe do te rezultoje pas hetimit te SPAK dhe qe ka lidhje me konsumimin e veprave penale te konsumuar nga te kallezuarit prej meje:

1. Pastrim te produktit te veprave penale.

2. Shtrengim me ane te kanosjes per dhenie pasurie.

3. Falsifikim dokumentash.

4. Ushtrim i  ndikimit te ndikimit te paligjshem etj.

Do ta vleresoja shume ndjekjen dhe berjen lajm  nga ana e televizionit Tuaj.

Bashke i'a dalim.

O sot, o kurre.

Me shume mirenjohje dhe vleresim nga Avokate Adriana  Kalaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco