Gjeneral Lisi dhe Agaçi, po Rama ç'hall ka që futet në mes?!

Gjeneral Lisi dhe Agaçi, po Rama ç'hall ka që futet në mes?!

14:15, 24/04/2024
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili/

Edi Rama s’është parë ndonjë herë më qesharak se sa në mbrojtjen e Agaçit, ku po flet e flet shumë më shumë se Agaçi vetë.

Por Edi Rama që ka marrë përsipër këtë avokati ankthi dhe përpëlitjeje flet  për gjithshka, por për ngjarjen e Gjeneral Fabrizio Lisit, që mori dhuratë 30 mijë metra katror tokë të një trafikanti, me garancitë dhe sugjerimin e Agaçit nuk flet Rama

Gjeberal Lisi me zë dhe figurë i deklaroi gazetarit të Rai 3 Mottola se:

“Nuk e njihja këtë person. Rastin ma solli Ëngjëll Agaçi. Unë e besoja Agaçin, pasi ai ishte njeri i besuar i kryeministrit shqiptar, Edi Rama”.

Pse avokati Edi Rama nuk bëzan per kete fakt kaq shokues.

Po si ka mundësi që Edi Rama hedh tek kembët e vartësit te tij Agaçi, në qoftë se Agaçi është vartësi, postin e kryeministrit duke u zhyer përtokë për të mbrojtur të pambrojtshmen.

Po çfarë halli i madh apo varësie shtrënguese për gryke ndaj Agaçit e bën Edi Ramen që bën avokatin e avokatit Agaçi?

Po çfarë sikleti kaq i madh e shtyn Ramen që ti bëje presion drejtorit RAI-it për Agaçin kur ky i fundit ka gojë vetë dhe është edhe i zanatit?

Po deklaratës së gjeneral Lisit çfarë do ti bëjë Edi Rama?

A është ky kryeministri qe shqiptarët meritojnë dhe që vë fytyren e tij mes Lisit dhe Agaçit?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco