Ligji i Akademisë së Shkencave për përfitime personale/ Zhupa: Gati padia për në Gjykatën Kushtetuese

Ligji i Akademisë së Shkencave për përfitime personale/ Zhupa: Gati padia për në Gjykatën Kushtetuese

13:50, 24/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi sot se PD do dërgojë në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në ligjin e Akademisë së Shkencave. 

Ajo tha se këto ndryshime po bëhen për përfitime personale.

Zhupa shtoi se ndryshimet janë edhe antikushtetuese.

DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, INA ZHUPA:  

Ndryshimet antikushtetuese, të bëra me porosi nga deputetët në ligjin për Akademinë e Shkencave, kanë gjetur reagimin edhe në raportin e fundit të Freedom House për Shqipërinë.

Në raportin e publikuar tregohet se ligjet ndjekin një trajektore personale, duke injoruar kushtetutën, duke ulur rolin e shoqërisë civile dhe për këtë ka marr shembull rastin e ndryshimeve ligjore ad personam të Akademisë së Shkencave me ndryshime të bëra për përfitime personale të drejtuesit të këtij institucioni.

Akademia e Shkencave, ndryshe nga ç’mund të pritej në çdo vend demokratik, të citohej për arritje dhe për vizion mbi politikat zhvilluese të vendit, është përfshirë në Raportin e Freedom House si shembull për antiparime, për antikushtetueshmëri dhe për kapjen e saj me ndërhyrje të kuvendit nga një individ.

Siç e kam shpallur që në diskutimet e ligjit, dua të vë në dijeni opinionin publik se është gati padia që do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë ligj, me mbështetjen e deputetëve të grupit parlamentar të PD.

Padia në Gjykatë Kushtetuese do jetë kundra ndryshimeve ligjore antikushtetuese, ku trajtojnë në mënyrë të diferencuar akademikët 70 vjeçar, ku të gjithë kthehen emeritus në këtë moshë, përveç njëri, kryetarit. Ky kryetari emeritus që nuk është më anëtar i asamblesë drejton asamblenë. Koncepti i barazisë para ligjit zhduket dhe kushtetuta shkelet.

Ndaj si ligjvënës do të ndjekim interesin publik për një akademi të pavarur, për një akademi që drejtohet në mënyrë kushtetuese dhe do të reagojmë ndaj çdo shkelje të kushtetutës dhe interesit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco