‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele

‘5D’, Ola Xama: Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, aksionerë në hotele

22:57, 22/04/2024
A+ Aa A-

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, disa prej të cilëve janë arrestuar, pas akuzave nga SPAK, nuk kanë investuar vetëm në Tiranë, por edhe në zona turistike, siç është një hotel në Durrës.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, gazetarja Ola Xama, tha se drejtorët e Bashkisë së Tiranës janë aksionerë te hoteli “La Brisa” në Dhërmi. 

“Hoteli “La Brisa” ka nisur ndërtimin pa marrë lejen e ndërtimit. Ka qenë ish-kampi veror për fëmijët në Dhërmi dhe e ka marrë Fatos Malaj, vëllai i kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj. Kompania që e ka ndërtuar hotelin është “ABG” me administrator shtetasin Durim Mustafa që ka punuar si drejtor në UKT gjatë kohës së drejtohej nga Redi Molla. Aty është angazhuar edhe kompania “Arlis Ndërtim”.,- tha Xama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco