Gjata: Kur Agaçi u bë Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, u liruan nga qelia ata që u ekstraduan nga Italia

Gjata: Kur Agaçi u bë Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, u liruan nga qelia ata që u ekstraduan nga Italia

21:59, 22/04/2024
A+ Aa A-

Juristi Çlirim Gjata, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka komentuar në ‘Open’ investigimin e medias italiane Rai3, ku përmendej dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, si personi kyç në marrëveshjen për emigrantët dhe lidhjet me krimin.

Gjata është shprehur se kur Agaçi u bë sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, të dënuarit në Itali me nga 20 vite burg, u ekstraduan në Shqipëri dhe u liruan.

 “Si shpjegohet fakti që në momentin që u bë sekretar i përgjithshëm, ata që kishte mbrojtur dhe ishin dënuar me nga 20 vjet atje, ekstradoheshin në Shqipëri ose bënin shumë pak burg ose liroheshin. Për budallenj tani nuk jemi, kupton.

Gazetaria nuk mund të rrijë pa e thënë këtë. Pikërisht këta që ka mbrojtur këtu me studio në Itali, narkotrafikantë të rrezikshëm, ata filluan të ekstradoheshim dhe të liroheshin. Thjesht ta themi këtë fakt”, tha Gjata.

Sipas investigimit të medias italiane, marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili mburret me kredi në Tiranë.

Emisioni “Report” bëri llogaritjen e operacionit të emigrantëve në Shqipëri dhe zbuloi “një seri mospërputhjesh”.

Nga dokumentet e konsultuara del se krahasuar me 36 mijë emigrantë të parashikuar nga Meloni, dy qendrat e pritjes shqiptare do të presin maksimumi 2822 emigrantë, duke qenë se kapaciteti maksimal është më pak se një mijë persona. Dhe kostot tashmë janë jashtë kontrollit: ndërtimi i dy qendrave ka shkuar nga 35 milionë në 65 dhe rrezikon të rritet më tej duke qenë se afati i punimeve tashmë është shtyrë nga maji në prill.

Sipas Reportit, avokati Agaci zë një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.

Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministrit italian.

Report përfundon: “Agaci ka qenë konsulent i kreut të Interpol General Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pronash të paluajtshëm që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaci i cili e vuri në kontakt me një person qe fshihte pasuritë e Artur Shehut, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita, Lisi na tha se nuk e dinte kush ishte Shehu dhe se kishte besim tek Agaci. Edhe Rama dhe qeveria jonë i besuan Agacit, ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët. Agaci shpëtoi investimet milionere nga Italia që do të mbërrijnë në Shqipëri. Po flasim për rreth një miliard euro në 5 vjet”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco