Neritan Sejamini: Vrasës të dënuar me 30 vite në Itali u kthyen dhe u bënë biznesmenë në Shqipëri

Neritan Sejamini: Vrasës të dënuar me 30 vite në Itali u kthyen dhe u bënë biznesmenë në Shqipëri

21:56, 22/04/2024
A+ Aa A-

Analisti Neritan Sejamini, duke komemtuar reportazhin e gazetarit Giorgio Mottola, transmetuar në kanalin shtetëror italian RAI3, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se një nga problemet e trajtuara aty ishte edhe problemi i shqiptarëve të dënuar në Itali që kthehen për të vuajtur dënimin në Shqipëri. Sipas Sejaminit kjo bëhet sipas marrëveshjes për të liruar burgjet italiane, por këta të dënuar vijnë në Shqipëri për t’u liruar pas një ose dy vitesh, edhe pse mund të jenë dënuar me 30 vite burg.

“Problemi i shqiptarëve të dënuar në Itali që lirohen për të liruar burgjet italiane dhe vijnë këtu për të dalë nga burgu pas një ose dy vitesh. Ky është një rast që duhet hetuar. Nëse kjo është e vërtetë kjo është e rrezikshme. Se këtu ke vrasës që bëhen biznesmenë, edhe pse janë dënuar nga 20-30 vite atje.

Nëse ka kriminelë që kryen krime dhe vrasje jashtë, nëse vijnë në Shqipëri janë sërish të tillë. Kjo çështje trajtohet në dokumentarin italian. Dihet sa të dënuar kanë ardhur nga Britania apo Italia për të vuajtur dënimin në Shqipëri dhe ajo ka detyrim për zbatimin e këtyre dënimeve.

Është edhe çështja e tentativës për të korruptuar një gjeneral të Guardia di Finanza.

Gazetari italian i shërben interesit të Italisë, ku ka përplasje mes të majtës dhe të djathtës për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët. E majta nuk është dakord për këtë. Opozita italiane ka një qëndrim parimor”-tha Sejamini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco