VIDEO/ Gerta Zaimi: Mafia shqiptare gjatë këtij 10 vjeçari ka marrë një fuqi të jashtëzakonshme

21:52, 22/04/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Gerta Zaimi e ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, duke folur për investigimin e emisionit ‘Report’ i RAI-3, është shprehur se, gjatë 10 vjeçarit të fundit, mafia shqiptare ka marrë një fuqi të jashtëzakonshme.

‘Një gjë është e sigurtë, që mafia shqiptare ka marrë ato lekët e kanabisit  dhe është bërë mafia numër dy në Europë dhe është spostuar në vendet e BE-së.

Vetëm pas kësaj, Holanda, Britania, filluan të kuptojnë se mafia shqiptare është tejet e rrezikshme dhe e dhunshme dhe ata duhet të kenë shumë kujdes, sepse gjithë ai kapital i marrë nga kanabisi, do të transferohet, dhe ashtu ndodhi.

Brenda një 10 vjeçari, mafia shqiptare ka marrë një fuqi të jashtëzakonshme dhe është në bashkëpunim me Ndraghetën. Në jug të Italisë është një shtet shumë i dobët dhe kapitalin e spostojnë teknikisht dhe faktikisht në veri të Europës, sepse është më e lehtë riciklimi’, tha në SYRI TV Gerta Zaimi, kryeredaktore e Albaniapost.com.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco