SYRI TV/ Reforma zgjedhore, palët shfaqin qëndrimet. PS kundër kërkesës për kthimin e koalicioneve

15:42, 22/04/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e grupit të dialogut për reformën zgjedhore është anuluar, teksa palët politike kanë nisur të shfaqin qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Ndërsa Partia Demokratike kërkon me çdo kusht rikthimin e koalicioneve parazgjedhore, burime bëjnë me dije se socialistët nuk do ta pranojnë këtë kërkesë.

Palët ndahen në  qëndrime edhe në çështjen e KQZ, depolitizimit të komisionerëve dhe implementimit të votimit elektronik.

SYRI TV

Megjithëse ishte parashikuar që grupi i dialogut për reformën zgjedhore,  të mblidhej në orën  12:00 për të vijuar diskutimet, mbledhja u anullua. 

Ndërsa ekspertët  po punojnë për konkretizimin e propozimeeve në amendamente konkrete,  opozita dhe mazhoranca do duhet të  nisnin punë, për  t’u dakortësuar lidhur me çështjet konkrete, që sipas kalendarit, ishin parashikuar diskutime për listat e hapuara dhe votimin e emigrantëve, duke reflektuar vendimet e gjykates kushtetuese. 

Megjithëse grupi i dialogut, ende nuk është ndalur në çështje konkrete,  qëndrimet që palët po mbajnë, kanë filluar të krijojnë hendeqet e para dhe  dallimet për çështjet thelbësore të  reformës zgjedhore, po dalin në  sipërfaqe.

Keshtu, teksa Partia Demokratike,  ka  prioritet  rikthimin e koalicionve parazgjedhore dhe zhberjen e ndryhsimeve kushtuese të njën ashme, të  vitit 2021, Partia Soiclaiste eshte kategorikisht kundër rikthimit të koalicioneve parazgjedhore, si dikur.  Në një  kohë,  kur Partia Demokratike, ka publikuar  një qendrim zyrtar lidhur me reformën zgjedhore,  socialistët ende nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre publikisht, por burime bëjnë me dije, se janë të vendosur të mos rikthejnë koalicionet. 

Mazhoranca dhe opozita kanë qendrime të ndryshme edhe sa i përket KQZ. Partia Demokratike,  nuk ështe e kënaqur me mënyrën e funksionimit dhe organizimit të KQZ,  ndërsa Partia Socialiste, nuk e shikon më  rikthimin tek KQZ si organ kolegjial, por janë të hapur për shkrijen e komisionit rregullator.

Opozita ka rezerva për votimin elektronik, që deri tani është implentuar vetëm në mënyrë të pjesshme,  në  njësi apo bashki të vendit. Socialistët  kërkojnë aplikim të votimit elektronik në nivel qarku. Një tjetr pikë, që I ndan palët është çështja e depilitizimit të komisionereve zgjedhore.

Opozita është  kundër, një formule për komisionerë  nga administrata publike, ndërsa PS propozon depolitizim të  sekretarit të komisionit, pra vetëm njërit nga 7 anëtarët.  

Këto pikat  përbejnë edhe nyjet më të vështira për tu zgjidhur,  mes opozitës dhe mazhorancës,  që do duhet të  dorëzojnë draftin e  reformës zgjedhore deri më  1 korrik. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco