Berisha poston videon e protestuesve të arrestuar: Qëndrestarët i bëjnë gjyqin narkoregjimit në sallë

Berisha poston videon e protestuesve të arrestuar: Qëndrestarët i bëjnë gjyqin narkoregjimit në sallë

12:23, 22/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha postoi një video nga seanca e sotme për protestuesit e arrestuar të opozitës.

“Qëndrestarët i bëjnë gjyqin narkoregjimit në sallë. Ju lumtë!” shkruan Berisha.

Të rinjtë u arrestuan pas protestës së ditës së premte përpara Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë në sallën e gjyqit, ata thanë se janë dhunuar dhe u janë terrorizuar edhe familjet.

“Më kanë terrorizuar familjen. Kanë ardhur në 7 të mëngjesit në banesën time në Fier. Nëna ime, babai im, kanë qenë të pranishëm. Nuk kam qëlluar me molotov apo punonjës policie. Na kanë hequr edhe rripat e pantallonave, jam demokrat me kontribute familjarisht. Kam protestuar paqësisht. Jam arrestuar në Fier, është rrethuar e gjithë zona për të më arrestuar mua. Kurrë në jetën time në kam qëlluar ndaj një punonjësi policie. Kam respekt për uniformën e policisë së shtetit," tha Franc Kaloshi, një prej të arrestuarve.

Ndërkohë gjykata vendosi detyrim paraqitje për protestuesit e ndaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco