Xhaferri: Vendim skandaloz/ Gjykata nuk do na pengojë të protestojmë kundër korrupsionit!

Xhaferri: Vendim skandaloz/ Gjykata nuk do na pengojë të protestojmë kundër korrupsionit!

12:16, 22/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri,  e ka quajtur skandaloz vendimin e Gjykatës për aktivistët e protestës së fundit: Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, vendim që i privon nga pjesëmarrja në tubime.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Xhaferri shkruan se ky është një vendim politik, i cili ka qëllim dekurajimin e popullit, për të mos marrë pjesë në protesta.

Postimi i plotë: 

Skandaloz ishte vendimi i Gjykatës për aktivistët tanë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franc Kaloshi dhe Artan Muçmata, që veç detyrimit të paraqitjes i privon edhe nga pjesëmarrja në tubime.

Ky vendim politik ka vetëm një qëllim me prapavijë të pastër politike, dekurajimin e njerëze tanë për të mos marrë pjesë në protestat kundër dyshes Rama Veliaj dhe ky vendim i paprecedentë bie ndesh me Kushtetutën.

Aktivistët tanë u rrëmbyen si të ishin Baronë të krimit duke u terrorizuar edhe familjet, por në fakt ata janë gardianë të taksave publike që po zhvaten nga Veliaj dhe shpura e tij.

Ne nuk do t'i braktisim njerzit tanë në përballjen me drejtësinë dhe Policinë Politike të Edi Ramës.

Të premten në orën 11:00 do jemi sërish në sheshin para Bashkisë kundër AliBabës së Kryeqytetit dhe hajdutëve të tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco