'Shqiptarët po zhyten çdo ditë në skamje’, qytetari: Qeveritë e huaja, shkaktarët kryesor të rrënimit tonë si komb

20:37, 21/04/2024
A+ Aa A-

Fitim Sula,  qytetari nga Mati, i pranishëm në tubimin që zhvillohet në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, u shpreh se qeveritë e huaja janë shkaktarët kryesor të rrënimit tonë si komb.

Nëse non grada jepet për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, për të mos lejuar shuarjen dhe zhbërjen e kombit dhe atdheut tënd, si në rastin Berisha, atëherë i lutem ambasadës të më japë dhe mua një çmim të tillë nderi. Në hapat e parë të pluralizmit isha 23 vjeç, asokohe i kishim sytë të Amerika dhe Evropa dhe nuk dyshuam asnjë çast te miqësia e vërtetë. Mbas shkatërrimit të gjithçkaje, këta miq na tërhoqën për hundësh, duke na futur të batak të pashmangshëm.

Ambasadorja e Amerikës arriti deri në atë pikë sa na tregoi dhe barin, gjë e cila i vuri vulën një djallëzie 30-vjecare të perëndimit ndaj nesh si komb, gjithçka e arritur me dorën e zezë të pushtetit në Shqipëri.  Thonë se kemi hedhur miliona dollarë si ndihma, por shqiptarët po zhyten çdo ditë në skamje, në korrupsion, në drogë e poshtëri. Nga këtu dua ti bëj me dije popujve amerikan dhe evropian se qeveritë tuaja janë shkaktarët kryesor të rrënimit tonë si komb. Ne nuk jemi një popull shpellash, pyjesh, por jemi pasardhësit e Pellazgëve hyjnorë që ndezën flakën e qytetërimit herët, në agun e njerëzimit. Shqiptar, Shqipëria bëhet vetëm nga ne shqiptarët, kombi forcohet vetëm nga ne shqiptarët. Le ti tregojmë më parë vetes, dhe më pas botës se ne jemi ende të denjë për të qenë pasardhës titanësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco