Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

Arrestimet/ Berisha: Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, do ndiqeni si kriminelë të rrezikshëm

Arrestimet/ Berisha: Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, do ndiqeni si kriminelë të rrezikshëm

20:39, 21/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrin e Brendshëm, Taulant Ballën në lidhje me arrestimet e paligjshme gjatë natës, të protestuesve kundër ‘aferës 5D’ që ka përfshirë drejtorët e bashkisë.

‘Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, do të ndiqeni në të 4 anët e botës si kriminelë të rrezikshëm’, u shpreh Berisha.

Berisha: Miqtë e mi!

Vetëm vullneti juaj, vetëm guximi juaj do të mund tu kthejë shqiptarëve  drejtësinë.

Do të mundet ti kthejë Shqipërisë drejtësinë e pavarur, drejtësinë e vërtetë, drejtësinë e ligjit.

Me protestën tuaj, me mosbindjen tuaj civile i keni kallë tmerrin, datën këtyre banditëve dhe kriminelëve.

Këto hiena kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin, për pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e tij në protestën e bashkisë.

Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, vetëm njerëz nuk jeni ju.

Dhe u them atyre që shkelin kushtetutën, shkelin konventën europiane të drejtave të njeriut dhe guxojnë e futen në shtëpinë e qytetarëve të ndershëm pas mesnate se, çdo akt i juaj do të marrë ndëshkim madhor, si akt antikushtetues dhe antidemokratike.

Do të ndiqeni jo në Shqipëri, por në të katër anët e botës si kriminelë të rrezikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco