Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Prag fitorja e të premtes dëshmoi se ajo është tmerr dhe ferr për Veliajn, Ramën dhe çetën e hajdutëve

Berisha: Prag fitorja e të premtes dëshmoi se ajo është tmerr dhe ferr për Veliajn, Ramën dhe çetën e hajdutëve

20:33, 21/04/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur edhe njëherë te protesta e tretë para bashkisë së Tiranës, të zhvilluar të premten, pas skandalit me kompaninë private ‘5D’ të drejtorëve të Erion Veliajt, e cila ka përfituar rreth 30 milionë euro.

‘Prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitoja është e juaja dhe se ajo është tmerr dhe ferr për Erion Veliajn, Edi Ramën dhe çetën e hajdutëve’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën maratonë të mbështetësve të liderit të opoztiës, në ‘Rrugën e Shpresës’.

Berisha: Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë, të dinjitetit, të lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

Ju përshëndes me përzemërsinë më të madhe, me mirënjohjen e pakufishme përulem para jush.

Përshëndes oratorët tuaj të cilët me guximin, mençurinë, ndjenjat dhe patosin e tyre kanë shndërruar platformën e rrugës së shpresës në platformën e të vërtetës, platformën e fitores dhe frymëzimit.

Të dashur miq!

E premtja që kaloi i kalli datën regjimit.

Prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitorja është në duart e tuaja.

Prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitoja është e juaja dhe se ajo është tmerr dhe ferr për Erion Veliajn, Edi Ramën dhe çetën e tyre të hajdutëve të shpifur.

Ndaj dhe ftoj çdo qytetar të Tiranës, të ngrihet ditën e premte, të lërë çdo gjë, ti japë kohë, ti guximin, protestës së ditës së premte, protestës së fitores, protestës së shpëtimit të Tiranës.

Ftoj çdo të ri të këtij kryeqyteti, gjimnazist, student, në punë dhe kudo që janë, të mblidhen të premten për ti dhënë shtytjen përfundimtare një njeriu që ka denigruar sa askush tjetër mbi historinë mbi 100 vjeçare të kryeqytetit, dinjitetin e qytetarëve të Tiranës, dinjitetin e qytetit të Tiranës.

Vendosi modelin e vjedhjes 100 % të taksave të qytetarëve të mirë të Tiranës, taksave që ata paguajnë për shërbime ndaj tyre që nuk i marrin.

Taksave që ata paguajnë për arsimimin e fëmijëve të tyre, për infrastrukturën e tyre, për tregjet, për shërbimet e tjera.

Erion Veliaj me një grup hajdutësh rreth tij, vodhi 100% këto taksa, si askush tjetër në planet, si asnjë bashki tjetër në planet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco