Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dhunë barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi

ANSA: Agaçi ish-avokat i trafikantëve të drogës nga Tirana tentoi korruptimin e kreut të intepolit Romë

ANSA: Agaçi ish-avokat i trafikantëve të drogës nga Tirana tentoi korruptimin e kreut të intepolit Romë

19:53, 21/04/2024
A+ Aa A-

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili pretendon se Tirana i ka borxhe.

Gjithashtu, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi.

Sekretar i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, njëkohësisht në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës.

Këto e më shumë do të zbulohen dhe mbështeten mbrëmjen e sotme (e diele 21 prill) në orën 21:00 në Rai 3 në emisionin ‘Report’, në një investigim të realizuar nga gazetari GiorgioMottola i cili flet edhe për disa çështje ligjore të ministres Daniela Santanché, e cila ka nënshkruar edhe ajo njëmarrëveshje me Tiranën.

‘Report’ ka investiguar mbi operacionin e emigrantëve në Shqipëri dhe ka zbuluar‘një seri të gjatë mospërputhjesh’. Nga dokumentet e konsultuara del se krahasuar me 36 mijë emigrantë të parashikuar nga Meloni, dy qendrat e pritjes shqiptare do të presin maksimumi 2822 emigrantë, duke qenë se kapaciteti maksimal është më pak se një mijë persona.

Dhe kostot tashmë janë jashtë kontrollit: ndërtimi i dy qendrave ka shkuar nga 35 milionë në 65 dhe rrezikon të rritet më tej duke qenë se afati i punimeve tashmë është shtyrë nga maji në prill. Kostot të cilat, siç del nga dokumentet e konsultuara nga ‘Report’, do të përballohen me shkurtime të rënda për Ministrinë e Universitetit, Mjedisit dhe Shëndetësisë (italiane).

Por ekziston edhe rreziku që një pjesë e parave të destinuara për Shqipërinë mund të përfundojnë duke përmbushur llogaritë e Francesco Becchetti, sipërmarrës i diskutueshëm, themelues i ‘Agon Channel’ dhe nip i ManlioCerroni sipërmarrës landfillesh.

Shqipëria u dënua me 135 milionë euro dëmshpërblim për biznesmenin italian (Becchetti), por nuk ka ndërmend ta paguajë. Dhe për këtë arsye ai gjeti një mënyrë të sekuestronte një pjesë të fondeve të destinuara për qeverinë e Tiranës (nga Italia, përmes paktit të emigrantëve).

‘Report’ ka zbuluar identitetin e njeriut kyç në marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, ai është Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Ramës. Agaçi është një avokat i rëndësishëm shqiptar me zyrë edhe në Romë. Në të kaluarën, klientë të tij ishin disa nga bosët kryesorë të mafies shqiptare, të gjykuar në Itali.

Në vitin 2016, disa nga klientët e tij përfunduan në qendër të një polemike ligjore. Sipas asaj që kanë raportuar magjistratët italianë, shumë bosë të mafias shqiptare, të dënuar me 10 deri në 20 vjet në Itali, u ekstraduan shumë lehtë në Shqipëri, ku pasi mbërritën ata vuanin dënime shumë më të ulëta ose madje u liruan nga burgu sipas ‘Report’.

Avokati Agaçi zë një nga postet qendrore të qeverisë Rama, si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Kur Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri këtë verë për të diskutuar detajet e marrëveshjes për emigrantët, ai ishte gjithashtu i pranishëm, përkrah Edi Ramës dhe kryeministres italiane.

‘Raport’njofton: ‘Agaçi ka qenë konsulent i kreut të ‘Interpol’, Gjeneral Lisi, oficer ndërlidhës mes Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës. Lisi duhej të menaxhonte një operacion pasurish të paluajtshme që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij dhe iu drejtua avokatit Agaçi i cili e vuri në kontakt me një ‘prestanome’që quhet Artur Sheu, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me ‘CosaNostra’ dhe ‘SacraCoronaUnita’.

Lisi ka deklaruar për ‘Report’ se nuk e dinte kush ishte Sheu dhe se kishte besim tek Agaçi.

Edhe Rama dhe qeveria jonë i besuan Agaçit.Ishte ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ndoqi në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, që mund të bllokonte gjithçka.

Agaçi shpëtoi milion investime që do të mbërrijnë nga Italia në Shqipëri. (Po flasim për rreth një miliard euro në 5 vjet).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco