Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Policia pranon policin kanosës të protestuesve, fsheh porositësin e hetimin

Policia pranon policin kanosës të protestuesve, fsheh porositësin e hetimin

19:44, 21/04/2024
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku

Policia e Shtetit deshi dy ditë të sqarojë e saktësojë se E.F. Z, nuk është vrasësi që rastësisht përkon me të njëjtin emër me një të dënuar në Itali.

Por pranon se është polic.

Po përse e paskan dërguar për të kanosur e dhunuar e provokuar protestuesit?!?

Kjo nuk e cënon imazhin e policisë?!

Kjo na e nderuaka Policinë?!

Aty kanë pasur pafund kamera e vëzhgues që e dinë sjelljen jopolicore të policit!

Çfarë i duhet më tepër për tu bërë vrasës me këtë sjellje në një protestë me njerëz të vjedhur zemëruar dhe revoltuar?!

Ka të rinj plot dëshmues për reagimet aspak profesionale në kapërcim të ligjit të 24 vjeçarit punonjës policie.

Mos i duhej Policisë së Shtetot që EFZ-ja të nxirrte koburen dhe pastaj të merreshim me ngjarje tragjike largqoftë?!

Denoncimi i Belind Këlliçit për identifikim pas publikimit përse nuk iu përgjigj Policia?!

Sepse ai ishte kallzim për akte të paligjshme të EFZ-së. Eshtë kallëzim publik. Asnjë fjalë në njoftim se po verifikohen veprimet. Flet për ngjarjet në Itali, e jo ato të dukshmet në Tiranë. Aq të trysnuar janë nga bashkiaku, drejtues hajdutësh në qeli!!

A ka kohë AMP-ja të kqyrë e prokuroria të hetojë. Sepse të arrestojnë aktivistë e drejtues strukturash në mesnatë kanë mundësi. Të dhunojnë të rinj në mes të ditës kanë mundësi. Janë filmimet e fotografimet online nëpër rrjete sociale nëse u mungojnë ca granë prova.

Të marrin peng të rinj në mes të ditës në nes të turmës paqësore, kanë mundësi.

Shyqyr që i riu polic nuk qenka vrasës, por me këtë sjellje struci eprorët e trajtojnë sikur të ishte i tillë. Sepse e lënë të bëjë akte të paligjshme e të dhunshme dhe e nbrojnë.

Kështu nis seriali për të qenë potencial veprash ekstreme…

Reagim i Policisë së Shtetit

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë.
Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes 07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.
Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.
Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.
Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco