Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SYRI TV/ Pakti Rama-Meloni, prestigjozia italiane 'La Repubblica': Pakti mund të kushtojë 5 mld €

19:38, 21/04/2024
A+ Aa A-

 

Personi kyç në marrëveshjen Rama-Meloni për  strehimin e Refugjateve afrikanë në Shqipëri, është Ëngjëll  Agaci.

Kështu shkruan gazeta e njohur italiane La Rebulika e cila zbardh detaje të reja të paktit itali-shqiperi, ku thekson ndër të tjera se Agaci është avokat i narkotrafikantëve. 

Ndërkohë në artikull theksohet se marreveshja mund kushtojë rreth 1 miliardë euro në 5 vite, por me rrezikun se një pjesë  e parave mund të shkojnë për biznesmenin italian Francesko Becceti, për cështjen e humbur në Arbitrazh me qeverinë shqiptare.

SYRI TV

Gazeta e njohur italiane “La Republica” ka zbardhur detaje të reja për paktin Rama Meloi, sa i takon streghimit të refugjatëve afrikanë në Shqipëri.

Në  një artikuill të posaçëm drejtuar çështjes.

  Artikulli thekson se marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro në 5 vite, por pa zgjidhur asnjë problem dhe me rreziqe të shumta.

 Duke folur për një kronikë speciale që transmetohet në RAI 3, La republika  shkruan se njeru kyç i marrëveshjes Itali-Shqipërië, është Engjëll Agaçi,  që siç theksohet në artikull është të narkotrafikantëve në Tiranë

Njeriu kyç i marrëveshjes është Enjell Agaci, sekretar i Kryeministri Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë e mafies shqiptare në Itali.

Agaçi është një avokat i rëndësishëm Shqiptar me studio edhe ne Rome.

Dikur në mesin e tij klientët përfshinin edhe disa nga shefat kryesorë të mafies shqiptare, gjykuar në Itali.

Avokati Agaçi zë një nga postet qeverisë qendrore Rama, si sekretar i përgjithshëm i Kabinetit.

Kur këtë verë Giorgia Meloni shkoi me pushime në Shqipëri për të diskutuar detajet e marrëveshjes për migrantët, ishte i pranishëm edhe ai, a përkrah Edi Ramës dhe kryeministres italiane.

Agaçi ishte konsulent i kreut të Interpol-it, General Lisi, oficer ndërlidhës midis Tiranës dhe Romës, në luftën kundër trafikut të drogës.

Lisi duhej të menaxhonte një operacion pronash të paluajtshme që kishte të bënte me zotërimin e disa tokave për fondacionin e tij, dhe i drejtohet avokatit Agaçi i cili e vë në kontakt me një frontmen të Artur Sheut, kreu i trafikantëve të drogës në kontakt me Cosa Nostra dhe Sacra Corona Unita.

Po kështu  artikuli flet edhe për rolin e Agacit në padinë që opozita ka bërë në gjykatën Kushtetuese kunder marrëveshjes për strehimin e emigrantëve.

Agaçi, është ai që në rolin e këshilltarit ligjor të Ramës, ka ndjekur në emër të qeverisë shqiptare ankesën e paraqitur nga opozita në Gjykatën Kushtetuese shqiptare në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, e cila mund të kishte bllokuar gjithçka.

Artikulli I la republika flet edhe për rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga sipërmarrës Italian Francesko Beccheti,  i cili ka fituar në ARbtirazh në gjyqin me qeverrnë shqiptare, por kjo e fundit refuzon ti japë paratë.

Ekziston edhe rreziku që një pjesë e parave që shkojnë për Shqipërinë, mund të përfundojë duke fryrë llogaritë e Francesco Becchetti, themelues i Agon Chanel.

Shqipëria u dënua me 135 miliona euro dëmshpërblim për biznesmenin italian, por qeveria nuk ka ndërmend të paguajë.

Dhe kështu ai vendos që të  sekuestrojë në mënyrë parandaluese një pjesë të mjeteve të destinuara për qeverinë e Tiranës.

Kapaciteti i dy qendrave në Shqipëri do jetë 1017 persona e në një vit 2822, pra shumë larg 36 mijë emigrantëve të deklaruar gjatë nënshkrimit të këtij pakti, theksohet në mediat italiane.  Po kështu artikulli thekson se edhe Dhe kostot janë jashtë kontrollit: 

Ndërtimi i dy qendrave shkoi nga 35 milionë në 65 milionë dhe ka të ngjarë të rriten më tej duke pasur parasysh se afati i punËës tashmë është zgjatur nga maji në prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco