Siguria rajonale dhe aktorët destabilizues/ Deputetja e PD-së në Parlamentin e Kosovës: Kjo brishtësi ndikohet nga Serbia

Siguria rajonale dhe aktorët destabilizues/ Deputetja e PD-së në Parlamentin e Kosovës: Kjo brishtësi ndikohet nga Serbia

19:21, 21/04/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka marrë pjesë në punimet e Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Çeshtjet e Brendshme dhe Sigurinë të Asamblese Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore të kryesuar nga Kuvendi i Kosovës, ku dhe ka mbajtur fjalën e saj.

Në postimin e saj në Facebook, Hoti thekson se ‘u diskutua për sigurinë rajonale dhe aktorët të cilët e destabilizojnë rajonin dhe se kjo brishtësi në rajon ndikohet kryesisht nga aleatja e Rusisë në rajonin tonë, e cila është Serbia’. 

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë në punimet e Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Çeshtjet e Brendshme dhe Sigurinë të Asamblese Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropes Juglindore të kryesuar nga Kuvendi i Kosovës.

Diskutuam për sigurinë rajonale dhe aktorët të cilët e destabilizojnë rajonin.

Më poshtë fjala ime e plotë:

I nderuar drejtues i Komisionit,

Të nderuar koleg,

Është nje kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në Komisionin e Përgjithshëm të Drejtësisë, Çeshtjeve të Brendshme dhe Sigurisë së Kuvendit të Kosovës.

Falenderoj Kuvendin e Republikës së Kosovës për pritjen dhe organizimin e shkelqyer të kesaj mbledhje, si dhe Kryetarin e Komisionit për përgatitjen e raportit dhe rezolutën e këtij Komisioni.

Tematika e perzgjedhur  nga Kuvendi i Kosoves eshte e rendesishme dhe shqeteson cdonjerin per nesh.

Lufta e Federates Ruse ndaj Ukraines e ka bere rajonin tone me te brishte..

Kjo brishtesi ne rajon ndikohet kryesisht  nga aleatja e Rusise ne rajonin tone, e cila eshte Serbia

Serbia e Vucicit, Gebelsit te Milloshevicit jo vetem qe nuk i eshte bashkuar sanksioneve te vendeve te qyteteruara ndaj Rusise, por edhe vijon te jete nje vend destabilizues dhe kercenues i paqes ne rajonin tone, ndaj te gjithe fqinjeve te saj.

Pavaresisht perpjekjeve propagandistike te regjimit ne Serbi per tu paraqitur sikur mbeshtesin paqen, ajo ngelet po aq kercenuese sot siç ishte në vitin 98-99.

Me lejoni gjithashtu ta shfrytezoj këtë rast për të shprehur indinjaten si dhe për të denuar me ashpersinë më të madhe veprimet e fundit te Serbise, për situatën e krijuar pas ndalimit të qytetarëve dhe zyrtarëve të policisë së Kosovës, në pikat e kalimit kufitar të Serbisë.

Por edhe per aktin e fundit, ne nje lufte te hapur me flamurin shqiptar, sic eshte ajo me komunen e presheves.

Veprime të tilla tregojnë natyren historike prej agresori të Serbisë dhe dëmtojnë bashkëjetesën ndëretnike në rajon dhe janë në kundërshtim dhe në shkelje jo vetëm me marrëveshjet e dakordësuara tashmë ndërmjet Kosovës e Serbisë, por edhe me frymën e përgjithshme të bashkëpunimit rajonal, Procesit të Berlinit dhe të integrimit në BE.

Nga ana tjetër Kosova ka treguar se është një vend që respekton te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, vend i cili i ka sjelle stabilitet dhe siguri rajonit tone.

Me kete rast pershendes votimin e Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes qe Kosova te behet anetare dhe shpreh besimin e plote se ne votimin e muajit maj do te jete anetari me i ri i Keshillit te Evropes.

Urime Kosovë!

Rrugetimi yt drejt Europes na gezon te gjitheve.

Ju falenderoj per vemendjen!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco