Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

SPAK ose të nxjerrë provat për fajsimin e Sali Berishës e ta çojë për gjykim, ose ta lërë të lirë në veprimtarinë e Tij

SPAK ose të nxjerrë provat për fajsimin e Sali Berishës e ta çojë për gjykim, ose ta lërë të lirë në veprimtarinë e Tij

18:10, 21/04/2024
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

SPAK ose të nxjerrë provat për fajsimin e Sali Berishës e ta çojë në gjykatë për gjykim, ose ta lërë të lirë në veprimtarinë e Tij.

Nuk shkon më kjo punë!
U bë bajat fare. 

Kanë hetuar për 3 vite me radhë, po hyjnë në muajin e 5-të që e mbajnë tjetrin nën masë absurde, krejt joproprocionale sigurie. 

Tani nuk ka më kuptim, në asnjë lloj llogjike të mbahet i shkëputur nga veprimtaria parlamentare një deputet dhe, veprimtaria politike një kryetar partie. Aq më tepër i partisë më të madhe opozitare.

Ç'kuptim ka mbajtja me dhunë e një politikani opozitar jashtë detyrave të tij politike?! 

Si e dëmton apo pengon hetimin Ai?! Vetëm nëse hetimi është politik, i hetuari mund ta pengojë  atë....🤷‍♂️

Nga ana tjetër, insistoj, pas 3.5 vitesh hetime një prokuror ose çon çështjen në gjyq me akuzë e prova, ose e pushon hetimin.

Zakonisht, kur nuk gjen gjë për 3 vite hetim nuk ke ç'gjen më.  Aq më tepër në rastin e korrupsionit, i cili është çështje flagrance, e jo interpretimi ngjarjesh apo rrethanash...

Ky hetim është filluar mbi një kallëzim, ku kallëzuesi duhet të ketë referuar prova konkrete. Nëse nuk ka referuar prova, ose referimet janë të rreme duhet të hetohet kallëzuesi për kallëzim të rremë. 

Por e lemë këtë të fundit, se ndoshta SPAK nuk e ka në rradhë për tani. 

Me Sali Berishën e kanë tepruar. Kanë kaluar çdo limit llogjik, ligjor po e po. 

Le pastaj me Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, të cilët mbahen nën hetim , madje edhe me masa sigurie, sepse kanë marrë pronën e tyre dhe e kanë zhvilluar!!!

Kjo llogjikë nuk qëndron më.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco