Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

SYRI TV/ Banorët e Roskovecit kundër kryebashkiakes: Tokën bujqësore s`e japim për TEC

18:08, 21/04/2024
A+ Aa A-

Ndërtimi i një TEC-i për prodhim energjie, nuk gjen mbështetjen e banorëve të fshatrave Suk 1 dhe 2 të Roskovecit. Teksa protestuan këtë të dielë, banorët i kërkuan kryebashkiakes Majlinda Bufi të refuzojë dhënien e tokës bujqësore si truall për ndërtimin e Tec-it. Sipas banorëve, ndërtimi i kësaj vepre energjitike, do të shkatërrojë bujqësinë në këtë zonë. Në mbështetje të banorëve ishin dhe këshilltarët e opozitës në këshillin bashkiak.

SYRI TV

Moti me reshje të dendura shiu, nuk i ndali dhjetëra banorë dhe fermerë të fshatrave Suk 1 dhe 2 të Roskovecit, të protestojnë kundër ndërtimit të një TEC-i.

Banorët kundërshtojnë një projektvendim, i cili është dërguar në këshillin bashkiak të Roskovecit, ku kërkohet dhënia e një sipërfaqe dhjetëra hektarë tokë bujqësore, për ndërtimin e një teci për prodhim energjie.

Sipas banorëve, toka e Roskovecit, është një nga më prodhueset në vend në bujqësi, ndaj sipa tyre, nuk do të lejohet të ndërtohet një TEC.

Në mbështetje të fermerëve, kanë dalë edhe anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës, të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Banorët i kanë bërë apel kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi të tërhiqet nga projektvendimi, në të kundërt protestat e tyre do të ashpërsohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco