Teliti: Afera 5D, do djegi jo vetëm Veliajn...! Policia e pushtetit rrethoi bashkinë në orar zyrtar

17:24, 21/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Bled Marku, Dorjan Teliti, nënkryetar i Këshillit Bashkiak, ka folur për protestat e opozitës pas skandalit galopant të aferës 5D.

Sipas Telitit, afera 5D e këtij grupi të strukturar kriminal financiar, është një patate e nxehtë në dorën e Erion Velisë që do djegi politikisht jo vetëm atë por të gjithë ekipin e tij të cilët janë të involvuar në këtë aferë kriminale.

Teliti: Afera 5D e këtij grupi të strukturar kriminal financiar, është një patate e nxehtë në dorën e Erion Velisë që do djegi politikisht jo vetëm atë por të gjithë ekipin e tij të cilët janë të involvuar në këtë aferë kriminale.

Kryetari i bashkisë mund të refuzojë dhe të sillet siç po sillet deri më sot që në vend që të bëjë transparencë, thërret ushtarët e policisë së pushtetit që të rrethojnë bashkinë në orar zyrtar pune, që në vend që bashkia të jetë e hapur për hallet e qytetarëve, në vend që godina e bashkisë të jetë e hapur për punë, ajo është e mbyllur për qytetarët por e hapur për aferat klienteliste dhe korruptive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco