Kalaja: Veliaj i shqetësuar nga protestat! Po i bën presion drejtuesve të narkopolicisë së Taulant Ballës

17:12, 21/04/2024
A+ Aa A-

E ftuar në SYRI TV me Bled Markun, aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaja ka folur për protestat për largimin e Veliajt dhe përndjekja e qytetarëve nga policia politike e Taulant Ballës.

Kalaja ka theksuar se kryebashkiaku i Tiranës është shqetësuar nga protestat e qytetarëve kundër korrupsionit që ka kapluar bashkinë, pasi sipas saj Erion Veliaj ka filluar të bëjë një presion të jashtëzakonshëm ndaj drejtuesve të Policisë së Tiranës.

Kalaja: Mua më ka bërë shumë përshtypje, korrektësia nga mënyra se si vinte përgjigjia e njoftimit që ne bënim për protestën dhe angazhimi i policisë vendore për mbarëvatjen e protestës. Kam informacione të sigurta që kjo e ka shqetësuar tej mase Erion Velinë. Erion Veliaj ka filluar të bëjë një presion të jashtëzakonshëm ndaj drejtuesve të Policisë së Tiranës.

Pati dhe një takim me zotin Balla, gjoja po bën dhe një marrëveshje, një marrëveshje midis një narko-policie e drejtuar nga Taulant Balla dhe një policie tjetër po e lidhur me narkotrafikun por më e dhunshme ndaj shitësve ambulantë që shesin një tuf majdanoz. Janë rrahur, janë tërhequr zvarrë në mes të rrugës.

Ishte një shoë i turpshëm për të na e shitur se Erion Veliaj vazhdon detyrën i pashqetësuar, për t’ja shitur më shumë patronazhistëve sepse po vijojnë ti ikin dita ditës për ti thënë që unë e kam mbështetjen e Edi Ramës mbështetjen e Ministrisë së Brendshme e kam, por në fakt ne e kemi parë ndryshe.

Kjo ishte një përgjigje e Policisë së Shtetit për t’i thënë Veliajt që shiko se ne po e bëjmë detyrën tonë por në fakt e gjithë ajo që ndodhi është në shkelje të plotë të detyrës për sa kohë që ligji për Policinë e Shtetit parashikon të gjitha rastet, procedurën se si shoqërohet, ndalohet dhe se si ushtron detyrën e tij polici i veshur me uniformë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco