Blushi nga Korça: Kënaqësi të takosh përfaqësues të denjë të dy prej familjeve më të nderuara të këtij qyteti

Blushi nga Korça: Kënaqësi të takosh përfaqësues të denjë të dy prej familjeve më të nderuara të këtij qyteti

12:27, 21/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi ka qenë në Korçë nga ku ka postuar një foto të takimit të tij me artisten e mirënjohur korçare Xhilda Çello dhe Maestro Kostika Tanto, përfaqësues të denjë të dy prej familjeve më të nderuara të këtij qyteti.

Mesazhi:

Kënaqësi e veçantë të takoja sot artisten e mirënjohur korçare Xhilda Çello dhe Maestro Kostika Tanto, përfaqësues të denjë të dy prej familjeve më të nderuara të këtij qyteti.

Një jetë me kontribute të vyera dhe të vlerësuara për artin dhe kulturën në Korçë, i falenderoj përzemërisht që i bashkohen kauzës së Partisë së Lirisë për vënien në zbatim të 5 prioriteteteve tona për 4 milion shqiptarë plus.

Me artistë të nderuar si ta dhe shumë të tjerë që na janë bashkuar do ta nxjerrim artin dhe kulturën në Korçë nga "lëngata" ku e ka zhytyr "Rilindja". [🇦🇱]

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco