Xhaferri: Përballja pa kompromis e vetmja alternativë që kemi!

Xhaferri: Përballja pa kompromis e vetmja alternativë që kemi!

11:12, 21/04/2024
A+ Aa A-

Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj dhe Franc Kaloshi janë tre të rinjtë tanë që janë në qeli për protestën madhështores së të premtes, ndërsa mbrëmë u arrestua edhe Alfred Pëllumbi, anëtari i kryesisë së degës 2 Tiranë. 

Të tjerë prej nesh janë shoqëruar, shumë të tjerë janë në kërkim për mëkatin e vetëm se nuk durojmë më një kastë hajdutësh të vjedhë taksat dhe të ardhmen tonë. 

Mercenarët, kamikazët dhe kriminelët të dënuar për vrasje si Ervin Zela në polici që kanë hedhur kapelet në fushatë zgjedhore me urdhër të Edi Ramës nuk na trembin, as nuk na stepin, pasi ne jemi këtu më mision të qartë, për rikthimin e ligjshmërisë në institucione dhe mbrojtjen e pluralizmit.  

Arrestimet nuk do t'i ndalin protestat tona dhe t'a keni të qartë, që ne nuk stepemi, as nuk tërhiqemi, pasi përballja është e vetmja alternativë që në kemi. 

Ne nuk do t'i tradhëtojmë misionarët dhe vellezërit tanë në asnjë rrethane, pasi në këtë luftë do jemi bashkë deri në betejën e fundit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco