Sot mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve në katër komunat në Veri

Sot mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve në katër komunat në Veri

08:14, 21/04/2024
A+ Aa A-

Sot në katër komunat veriore do të mbahet votimi për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktualë.

Qendrat e votimit në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok dhe Zveçan është e paraparë të hapen në orën 07:00 dhe të mbyllen në 19:00.

Që votimi të jetë i suksesshëm duhet që të votojnë, minimalisht, 50% + 1 qytetar. Nëse përmbushet ky kusht, atëherë brenda afateve ligjore mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Në rast se pjesëmarrja është më e ulët se 50%+1, atëherë votimi konsiderohet i dështuar dhe një iniciativë tjetër nuk mund të merret pa kaluar 12 muaj.

Lista Serbe ka thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë votim dhe të njëjtën gjë kanë kërkuar edhe nga qytetarët serbë të asaj zone.

Kryetarët e vjetër serbë patën dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022 pas vendimit të Qeverisë për targat. Pas disa muajsh, më 23 prill 2023, zgjedhje të reja u mbajtën në Veri, por të njëjtat u bojkotuan nga Lista Serbe dhe qytetarët serbë të asaj zone. Kjo ndikoi që të ketë dalje të ulët të qytetarëve në votime dhe rezultatet nxorën fitues kandidatët shqiptarë të PDK’së e VV’së. Më pas, me kërkesë të ndërkombëtarëve, MAPL hartoi një udhëzim administrativ, i cili parasheh procedurat se si duhet të shkohet në zgjedhje përmes peticionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco