Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

KAFE SHQETO/ Protesta ironike ndaj Xhaçkës, Dogjani: Çadrën ia mora...

09:55, 19/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV ishte deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani.

Ai ka komentuar deklaratat e ish-ministres Olta Xhaçka dhe protestën e tij te veçantë në Kuvend duke shkuar me një çadër plazhi me vete.

Asllan Dogjani: Unë ia mora atë çadër një qytetari që kishte ardhur te Kuvendi të protestonte në këtë mënyrë. Ishte simbolike për të protestuar dhe për të ironizuar veprimet ose mënyrën e komunikimit dhe të gjuhës që përdor deputetja e parlamentit, aq më tepër që ka qenë edhe ministre e Jashtme dhe e Mbrojtjes.

Gjuha e përdorur ishte me gjithë mend një gjuhë skandaloze që nuk i takon jo vetëm një deputeteje, por asnjë qytetari të Republikës së Shqipërisë aq më tepër që kjo ka qenë edhe në pozicionet e ministres në qeveri.

Fakti që përdor ketë gjuhë ka të bëjë për mendimin tim me disa momente, e para atyre u del nga shpirti se janë mësuar 45 vite që të jenë vetëm vetja në pushtet dhe ta përdorin pushtetin si pronë e tyre.

Dhe e dyta, e përdorin për të shmangur edhe opinionin publik nga vjedhjet e pronave ashtu si Xhaçka ka marrë në mënyrë abuzive me mijëra metra katrorë dhe thotë se e kemi marrë për të mos lejuar ata që vijnë nga mali për të vendos një çadër.

Intervista e plotë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco