Ola Xama: Drejtorët e Veliajt i dhanë tender vetes për të prishur pallatet

Ola Xama: Drejtorët e Veliajt i dhanë tender vetes për të prishur pallatet

09:37, 19/04/2024
A+ Aa A-

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për mënyrën se si qytetarë të Tiranës janë nxjerrë focërisht nga banesat e tyre, të cilat më pas janë shembur me argumentin se janë dëmtuar nga tërmeti dhe u janë dhënë investitorëve. 

Në të gjithë këtë operacion, janë përfshirë edhe drejtorët tashmë në pranga të Bashkisë. 

"Kompania 5D, ose siç njihej më parë,  Vas Konstruksion, ka marrë kontrata për prishjen e 22 pallateve. Në krye të IMT ka qenë Mariglen Qato. Në krye të Tirana DC, ishte Redi Molla. I kanë dhënë tender kompanisë së vet për të bërë prishjet.

Banorët thonë se kanë qenë fadromat e IMT që kanë prishur pallatet, me sa kam folur me ta. Nuk është pritur as vendimi i gjykatës për një rast.

Fshihet një prapaskenë e asaj që bëjnë organet publike në emër të rindërtimit, që shpallin të dëmtuara pallate, për t'ja dhënë në bashkëpunim me Tirana DC, investitorëve të tjerë. Një pjesë e merr Tirana DC, pjesën tjetër ndërtuesi dhe banorëve nuk u thuhet se ku do të shkojnë por do të përfundojnë te "5 Maji". Vajta atje, ishin punimet shumë të ngadalta. As 1/3 e banorëve nuk janë akomoduar.

Në 22 shkurt 2022, u prishën shtëpi dhe kanë mbetur ende inertet.

Bashkia paguan bonus qeraje për familje të nxjerra forcërisht, kur nuk pastrohen ende inertet", tha ndër të tjera Xama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco